Elseid Hysaj është përjashtuar nga Lacio dhe nuk është futur në listën e ekipit për të luajtur në Serinë A. Një turpërim i madh për mbrojtësin shkodran, që pavarësisht CV së tij dhe faktit se kishte shirit kapiteni te Shqipëria, mbërriti në një pikë të karrierrës ku me siguri nuk i ka besuar syve. Lacio po kërkonte që ta largonte për të shpëtuar rrogën e tij, por duke parë që shqiptari nuk po largohej, zgjodhën këtë formë turpërimi.
Ndërkohë sot është zhvilluar ndeshja e Kupës mes Lacios dhe Napolit, atje ku ekipi i Baronit fitoi në shifrat 3-1 dhe kaloi në çerekfinale. Ajo që i ka habitur të gjithë ishte fakti se Elseid Hysaj e nisi si titullar ndeshjen e djeshme, për më tepër në krahun e majtë të mbrojtjes, atë jo të preferuarin. Por si për çudinë e të gjithëve, Hysaj ka zhvilluar një ndeshje spektakolare.
Madje edhe tifozët e Lacios të cilët nisën të qeshnin kur panë emrin e këtij lojtari përpara ndeshjes me Napolin, janë befasuar po kaq shumë nga ndeshja e Elseidit. Të shumtë janë ata që e kanë krahasuar këtë performancë të Hysajt me të Marcelos në kohën kur luante për Real Madridin.
Statistikat flasin shumë për të teksa ka dhënë 37 pasime të sakta nga 42 pasime në total, ka fituar 3 nga 4 duele dhe e ka hequr 6 herë topin. Për LazioPress në Itali, Hysaj ishte më i miri i ndeshjes duke përjashtuar magjistarin Tijani Noslin, që shënoi 3 golat e Lacios kundër Napolit. Noslin u vlerësua me notën 9, ndërsa menjëherë pas tij, nota më e lartë i përkiste Hysajt, 7.5.
“Pasi ka hequr një pjesë të pluhurit nga topat e parë që preku, e mori situatën në kontroll duke vendosur në fushë një nga versionet e tij më të mira. Kush e di, ndoshta në janar me modifikimin e listës do ta bind Baronin për të qëndruar”, shkruhet në vlerësim.
Hysaj vertet mbrem ishte fantastik. Vrapo te shume, pasonte sakt, driblonte , asistonte( penaltia). Pra ishte super!
Nuk e kuptova lajmin se pak e ndjek futbollin italian. Trajneri sikur e Hoqi Hysajn por ai paska luajtur....
perjashtimet nga lista per kampionatin nuk vlejne per kupen e italise dhe kjo ishte ndeshje kupe ,hysaj ne kampionat te pakten deri ne janar nuk luan dot ,mund te luaje pas janarit ne kampionat nese lacio e regjistron per pjesen e mbetur.....
E kam kritiku sa here eshte folur per të në paraqitjet e tij te dobta me perfaqesuesen,por kur pashe ndeshjen dje mu duk se nuk ishte Hysaj,por sozia e tij,sepse përveç pergatitjes fizike që tregoi duke kaluar gjate gjithe ndeshjes nga mbrojtja në sulm,ai nderhyrjet ,duelet dhe pasimet i ka bere te sakta dhe ne kohen e momentin e duhur,bile edhe kartonin e verdhe që mori për reagim ndaj gjyqtarit,ai kishte të drejtë,se topin e preku kundershtari qe doli ne ansore dhe jo Hysaj. Krahasim i goditur me ish Marçelon e Real Madritit. Ç’eshte kjo ‘rilindje’ e tij,nga vjen..!? ‘Gabuam’ ne qe kerkonim ti varte kepucet ne gozhdë,apo nuk ishte Hysaj vetvetja dhe tani më në fund arriti të piqej dhe të nxjerr nga vetvetja arsenalin e eksperiences se tij..!? Si duket Hysaj më në fund hoqi nga vetja kapadajllikun dhe e ndejtmja në stol e ktheu me kēmbë në tokë,se i ka bërë mirë të ndërgjegjsohet dhe të reagoj siç duhet. Dhe ai tashmë atë ka bërë ,se në lojën e tij të djeshme ishte më i lirshëm,sikur i kishte kaluar ajo frika që e mbante gjithmonë të mberthyer dhe te mos dilte asnjehere ne lojen e vet. Tash te uroj që te vazhdosh kështu,se eksperienca jote na vlen neve që kemi nje perfaqesuese te vogel!
Plaku analize perfekte mese e vertete, ndoshta stoli hysajt i beri mire, e futi ne seder, dhe tani ndoshta e ka kuptuar qofte nga mosha qofte edhe nga ekperienca qe i ka mundesite dhe forcen , te dale perpara me topin , me shume.
I kam thene karit Silvinjo...fut Balliun mbrojtes te djathte Hysajn te majte Mitajn mesfushor i majte zhduk Asan veremliun nga kombetarja pastaj Muci ne mesfushe duhet te jete i pazevendesueshem etjetj
Sportdashes jam mese dakort me ty. Mitaj mund te loz shume mesfushe dhe pa frike mund te them qe mitaj mund te shume , sulmues krahu
Hajt botë haj. Xhdo amater bëhet futbaler, trajner, refer dhe besa edhe drejtorë...
Ore edhe nje here: a ka ndonje lajm nga Bkh se gojet e liga thon qe kan shkuar te shpia erion viajt. Apo reklama edhe ju si klani kur fitoi ps ne 2013? Gazetaria objektive ju ben te fala! Qesharakë ne kulm.
Balliu eshte 2 vite me i ri se Hysaj.Balliu eshte 32 vjec Hysaj 30 vjec.Keshtu thonin komentatoret e paguar qe Hysaj eshte me i vjeter se Balliu
lazio e paguan me nje rroge te larte prandaj donte ta largonte,por jo se hysaj ka mbaruar dhe nuk mund te luaj akoma,sapo te mbaroj kontraten ai me siguri do te gjej nje skuader tjeter ndoshta jo ne nivelin e lazios
Lajm i bukur per djalin tine shqiptare.
Po i shplodhur i relaksuar pa tensionin e ndeshjeve ku nuk eshte aktivizuar dhe nje ndeshje kupe pa shume ngarkese kjo ndikon. Pastaj sido qe te luante ishte I justifikuar i doli per mbare dhe filluan lavderimet. Neqoftese luan ndeshjen e rradhes dhe ofron kete nivel ateher po mund te themi qe kemi nje kthim ne kohet e tij te arta.
Keshtu Hysajn nuk e kam pare asnjehere. Loje fantastike e tij, qe nga minuta e pare e deri ne fund..!