Po shkëlqen në Francë, Arsenal shfaq interes për sulmuesin e Kosovës

19 Prill 2022, 17:40Sport TEMA

Po shkëlqen në Francë, Arsenal shfaq interes për sulmuesin e

Edon Zhegrova, u transferua te Lille në Francë në merkaton e janarit dhe menjëherë ka arritur të lërë gjurmë. Në 7 ndeshje të zhvilluara, sulmuesi i Kosovës, ka arritur të shënojë 2 herë si dhe ka dhënë një asist.

Kjo formë e shkëlqyer e lojtarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane. Sipas asaj që raportojnë në Angli, Arsenali është vënë në gjurmët e 23-vjeccarit.

Londinezët në merkaton e verës pritet të humbasin Nicolas Pepe dhe si zëvendësues shikojnë Zhegrovën, për të cilin mund të ketë edhe një ofertë.

Lini një Përgjigje