Po shkëlqen në Rusi, Mirlind Daku: Nuk kam marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

19 Maj 2024, 20:35Sport TEMA
Po shkëlqen në Rusi, Mirlind Daku: Nuk kam marrë ftesë nga

Mirlind Daku ka shënuar këtë të diel golin e tetë në Superligën ruse të futbollit, paçka se ekipi i tij Rubin Kazan humbi 3-1 nga Spartaku i Moskës.

Pas ndeshjes për mediet ruse, sulmuesi gjilanas ka thënë se ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024, duke qenë në pritje.

"Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time.

Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Evropian. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku për “sovsport.ru”.

Pesë ndeshje dhe një gol për Dakun në Kombëtare, teksa debutoi në 7 shtator 2023. Kujtojmë që braziliani ende nuk e ka bërë me dije listën e futbollistëve për në Euro 2024, teksa Daku shihet si një mundësi për sulmin.

9 Komente

  1. Roberto

    Do ta maresh ftesen Daku. Mos u merzit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Nuk jane nisur ftesat,Daku.Por mendoj qe Daku eshte me i mire se Manaj,dhe se Cikalleshi.Per mua Broja dhe Daku duhen,mbas ketyre Cika dhe kaq.Rei Manay ka 8 vite ne Kombetare,ka qysh ne kohen e De Biazit dhe 3 gola ka bo.Daku ka 5 ndeshje ne Kombetare ka 1 gol dhe 1 asist,eshte 25 vjec,kuse Rei ka 40 ndeshje ne Kombetare dhe ka vetem 3 gola.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi

        Më duket se je tifoz i Brojës. A nuk e kuptoni se kariera e Brojës është për të luajtur në kategoritë e ulta sepse kaq e ka kerieren e tij dhe nuk shkon më lart . Shumë futbollistë kanë shkëlqyer në grupet e moshave dhe kur kanë marë pjese në kategoritë e larta kanë dështuar sepse niveli i tyre kaq ishte , një nga këta është dhe Broja , prandaj tranjeri i kombëtares ta mendoj mirë për thirjen e Brojës në kombetare , ku ka alternativa të tjera që mund ti shërbejnë sulmit të kombëtares si p.sh. Daku që është një sulmues agresiv ku i hap shumë punë mbrojtsave të mëdhejn

        Përgjigjjuni
      2. A
        Artibr

        Daku eshte bedena e sulmit shqiptare nje lojtar me shume karakter luftarak lufton me shpirte edhe neqs e nuk shenon ngre adrenalinen e ekipit komtarja pa dakun nuk ka karakter eshte e zbehet e Pam né Ndeshjen miqsore Daku e ka vendin per mua nuk duhet te diskutohet eshte lojtar me shpirte.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anti

          Ky padashje po krijon nje precedent. Listat nuk kane dale se ato jane ne mendjen e trajnerit me kohe por ky nxitim me duket pak i dyshimte sepse eshte e disata here qe ky lojtar terheq vemendjen tregon qe ka probleme karakteriale dhe me kete menyre komunikimi nuk shkon shume larg. Vetem perkushtimi ne ndeshje stervitja dhe perulesia jane ato qe te mbajne ne loje llafet e teperta jane fukarallek more Dak qe je cik trap

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Nuk me pelqen kur i behet presion trainerit .ul koken e prit rradhen e traineret e federata te mos perkulen nga presionet .

            Përgjigjjuni
            1. t
              tifoz

              O lali po e di ti se ne Rusise i kina von sanksione dhe nuk marrim e japim mo me ruset . Domethone nuk importojme "mall" rus me se nuk dun alet-atet !!! Ndrro klub lali hajde kendej nga uropa qe te luash ne formacion .

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Ziu

                Ekipi kombetar eshte Laik...ky nuk eshte..ky fut fene kudo

                Përgjigjjuni
                1. t
                  topi

                  Daku e meriton,është lojtar i fuqishëm dhe luftarak në sulm dhe do të ishte gjynah të mos e grumbullonin.Për mua do të ishte në listë para Manaj ,bile dhe para Çikalleshit,sepse është dhe më teknik se ky i fundit dhe më i ri. Bile unë do të preferoja më shumë Sadikun,që nuk e di pse nuk e kanë ftuar kohët e fundit,se sa Manaj apo Çikallesh,sepse është më rezultativ kur i jepet rasti.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje