Rey Manaj ka mahnitur të gjithë në Turqi, teksa ka bërë edhe kundërshtareët të “dashurohen” me të. Sulmuesi shqiptarë me Silvasspor ishte sërish ditën e djeshme protagonist. Skuadra e ludhnjarit luajti ndaj Istanbulspor dhe fitoi 3-1.
Manaj gatoi një nga golat e Sivasspor, ndërsa iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, si dhe një penallti. Elozhet për të nga trajneri kundërshtar nuk munguan. Timonieri i Istanbulspor, Osman Korkmaz theksoi se të gjitha ekipet turke e duan Manajn nëse do iu hiqje si alternativë Icardi.
“Nëse heqim sot Ikardin nga lista e sulmuesve, nëse pyet të gjithë skuadrat e tjera se cilin lojtar do të dëshironin, të gjithë do të thonë “Rei Manajn”. Ne u përballëm me një lojtar të tillë. Ai futet në çdo zonë nga çdo pikë e mundshme dhe rrallëherë humbet topin”, ka deklaruar trajneri i skuadrës së Istanbulspor.
Kurse kur vjen ne kombetaren shqiptare vjen verdalle kot dhe me zor prek ndonje top. Prandaj mos lavderoni kot nje lojtar por edhe bashke me lojtaret e tjere mbeshtetes qe i.mundesojne topat. Tek ekipi turk i ka , ne kombetare mesa duket jo.
Cfare flisni or te paudhe. Manaj luan ne nje kampionat skadent, ne Turqi. Torrovilja e sumes, kur ishte ne Itali, Spanje, Angli nje deshtim i plote. Merre Manajn (le qe nuk e merr askush) dhe coje ne nje skuader angleze edhe ne Championship, nuk ben asgje. Pa le me Spanje, France, Itali, Gjermani qe jane kampionate konkurruese, eshte askushi. Me Manajn do dalim kampione Europe. Eshte nje loje jo e ndershme kjo, ngrihet Manaj ne qiell, cudi. Ta shohim, koha do e tregoje.