Zirkzee drejt largimit, Bologna 'piketon' sulmuesin shqiptar

18 Maj 2024, 14:01Sport TEMA
Zirkzee drejt largimit, Bologna 'piketon' sulmuesin shqiptar

Bologna po përgatitet për të gjetur zëvendësuesin e Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez është i destinuar për t’u larguar, me Milan, Arsenal, Inter dhe Juventus në garë për shërbimet e tij.

Në krahun tjetër, klubi i Bolognas, me paratë që do të fitojë nga shitja e Zirkzee pretendon të gjejë një zëvendësues që i garanton gola.

Një ndër të preferuarit e klubit emilian është edhe sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani. Bomberi i përfaqësueses së Kosovës po kalon një sezon mjaft të mirë me Rapidin e Bukureshtit të Rumani, duke marrë vëmendjen e disa klubeve europiane.

Në këtë sezon, sulmuesi 23-vjeçar ka zhvilluar 29 ndeshje, të cilat ka shënuar plot 19 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë. Statistika këto që i kanë tërhequr vëmendjen Bolognas.

1 Komente

  1. V
    Vini

    Hahaha, "shqiptar" thonë. Ky është koqevar, nuk ka lidhje me Shqipërinë. Boll e përdorët termin "shqiptar" vend e pa vend.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje