Çfarë po ndodh me Jasir Asanin?? Europiani në rrezik…

18 Maj 2024, 16:37Sport TEMA
Çfarë po ndodh me Jasir Asanin?? Europiani në rrezik…

Nga Drilon Xhepollari

Jasir Asani po kalon momentin më të errët në karrierën e tij si profesionist. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nga janari i këtij viti është aktivizuar vetëm 8 minuta me klubin e tij Gwangju në Korenë e Jugut.

Trajneri i tij Lee Jung-Hyo, deklaroi së fundi se Asani nuk do të luajë asnjë minutë sa ai të jetë në krye të ekipit, pasi sipas tij ndërkombëtari shqiptar është mbipeshë.

Në fakt formën e tij të dobët Asani e tregoi edhe në ekipin kombëtar në dy miqësoret e muajit mars, ku zhgënjeu me paraqitjen e tij në fushën e blertë.

Pas eurogolave, që ai realizoi në fushatën eliminatoret, shqiptari nga Shkupi, ka ngrohur stolin te Gwangju duke përjetuar ferrin këto muaj, pasi shijoi parajsën.

Qëndrimi i tij në stol është kthyer në një shqetësim të madh edhe për trajnerin Sylvinho, i cili i vlerëson cilësitë e mëngjërashit 28-vjeçar, por forma e tij ka ngritur pikëpyetje.

Burime pranë trajnerit brazilian thonë se Sylvinho është me dhimbje koke për futbollistët që nuk aktivizohen dhe ka shumë dilema në kokë sa i përket formacionit që do të përdorë në ndeshjet e Europianit.

Mungesa e minutave në fushë reflektohej qartë tek Asani, në miqësoret e marsit, që tani rrezikon formacionin në Europian, pasi Arbnor Muçolli, luan rregullisht në Suedi dhe po zhvillon paraqitje sinjifikative me gola dhe asiste për ekipin e Göteborg.

Formën pozitive që po kalon Muçolli e shfaqi edhe në kombëtare, në miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë, ku zëvendësoi pikërisht Asanin, ndërsa bëri gjëra pozitive në fushë në ato pak minuta që luajti, ndryshe nga 28-vjeçari që ishte hija e vetvetes.

Një fakt që tregon se Asani nuk e ka më vendin e sigurt në formacion, pavarësisht kontributit në eliminatore. Një rregull i pashkruar në futboll thotë se titullar aktivizohet ai që është protagonist në klubin ku luan.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Sylvinho, por një gjë është e sigurt, Asani e ka humbur shkëlqimin.

11 Komente

  1. A
    Asani-Hyseni

    Te këta rracat e verdha kur ke aty te 30 kg quhesh mbi peshë. Por cte bëjnë rracat e tjera qe kur ke 60 kg të quajnë skilipec. Nuk dua të ndërhyj ne punën e trajnerit, por më duket pak qesharake logjika e tij me mbipeshën a Asanit. Ai me siguri duhet të ketë arsye të tjera, por kjo sma merr mendja të qëndrojë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per t'i thënë gjerat ashtu si janë

      Ky është një problem që e kanë shumica e manaxherëve të futbollit. Grumbullojne lojtarët per çfarë kanë qenë, dhe jo për çfarë janë, a janë në formë apo jo. Nuk e di per Silvinjon por di që manaxheri i Anglisë Gareth Southgate është koqe kandari në kete drejtim. Vazhdon grumbullon lojtarë si Jordan Henderson. Ky artikull është shkruar nga një diletant. "Europiani në rrezik, Messi nuk luan me Shqiperinë." A thuaj se ne kemi patur yje në skuader, dhe mungesa e një ylli do na shuajë dritën e Europianit. Ne luajme si skip, dhe suksesi yne varet nga loja kolektive e lojtarëve mesatarë që kemi ne. A thuaj se Jasir Mehmet Asan Dautoglu luan me Juven apo me Milanin dhe është golashenuesi me i mire në Serie A. Si Jasir Asani gjen nja 25 të there po të kerkosh neper kampionatet e Europes. Kete Asanin e ka harruar edhe klubi Korean, e jo më ne. Per në Europian nuk duhet grumbulluar as Asani, as Broja, dhe as ndonje tjeter që nuk e kane prekur topin per kete vit. Duhet grumbulluar ata që luajne rregullisht dhe jane në formë. Ndryshe harrojeni edhe ndonje barazim, sepse me zero pikë do dalim. Por siç e thashë. Nuk jemi vetem ne që e vuajne këtë. Janë shumë vende. Problemi që kemi neeeshte se kemi edhe federatën me të korruptuar ne Europe. Edhe vetë UEFA Ka korrupsion, por ne thyejme rekordin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Shume e drejte ,lojtaret duhen mbledhur oer formen e momentit jo ate te 6 muajve me pare .Asani me duket se ra nga forma qekurse zbuloi pidhin i cili ka marre ne qafe edhe lojtare te tjere .shqipot nuk munden to menaxhojne te dyja edhe pidhin edhe lojen .

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fieraku 71

        Vetem lojtaret qe bejne diference me te tjeret ne kombetare duhet te luajne pa u aktivizuar ne ekipet e tyre(broja psh). Te tjeret,pa minuta ne kembe nuk duhet te luajne.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Jaser Arafat shqipfoles vec karin mund te fitoi e jo evropianin......

          Përgjigjjuni
          1. M
            Momqirsi grekofoneve

            Graqine e kami shkerdhyer sapo i mbeti ne dore kupa Europes. Sot po te luajme kunder Graqise, ja heqim breket si Papariges. Tani rri shiko nga TV europianin dhe bej tifo per serbet. Tjeter gje nuk te ka mbetur o pisoglenti minorijar.

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jashar Mezelxhiu

            Jashar Hasani ,,,jo Jasir Asani ,,,,thuaje shqip ,,,,,

            Përgjigjjuni
            1. M
              Momqirsi grekofoneve

              Bithkiri grekofon, kur te luaje prape Saravakos, do beni histori ju pushterit e Mikri Asia. Tani ju dhkerdhen edhe Azerbaxhani. Kuptove rosopond i qelbur? Ta balakia me to makri kathete kala stin tripa sou!

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pro Asan

              Ky eshte problem shqiptar. Gjithe ato fanfara per golat fenomenale e ben te veten lojtarit ju rrit pordha dhe filloj te hedh vickla ndryshe nuk ka si shpjegohet qe dhe trajneri qe kercenon kur flet per te. Ne nuk jemi por marrim kot si pushka e jevgut nuk eshte pune inati por te te hip vetja ne qejf kjo qe ka ndodhur me Asanin. Qe ai ka mangesi fizike dhe nuk e mbyll nje ndeshje te plote kete e kemi provuar por qe te mos kete luajtur gjate gjithe kesaj kohe per ekipin kjo eshte te jesh jashte forme. Atmosfera qe na kap neve tifozeve kur bejme nje ndeshje te bukur eshte sureale fillojme krahasimet dhe levdatat nuk kane te mbaruar disa prej lojtareve kjo gje disave ju rrit veshet disave qe jane me kembet ne toke sedren per te qene akoma me te mire Asani hyn tek te paret prandaj kur te hyp vetja ne qejf fillon e flet marrezira si ajo qe ka deklaruar qe do u shenoj te trejave te grupit ne evropian inshalla se dua sinqerisht qe ta kem une gabim qe nuk besoj.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Prandaj una preferoj traineret e huaj jo se jane me te mencem se traineret shqiptare por jane strikt e nuk i tolerojne pordhet e lojtareve. Silvinjo ka nje pune te vestire me trecerekun e ekipit qe s’ka luajtur asnje minute ne ekipet e tyre .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pro

                  Plako jam 100 perqind dakort por nuk jemi njesoj ne mentalitet kjo eshte diferenca!

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje