Laçi siguroi qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm, pasi mposhti Flamurtarin me rezultatin 3-1.
Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në shtesë kurbinasit shënuan dy herë.
Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, me Cordeiron, që shënoi pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit.
Vlonjatët e nisën pjesën e dytë në sulm dhe në minutën e 64-t, barazuan shifrat, falë një autogoli të Dajkos.
Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në shtesa, skuadra bardhezi, ishte dominuese.
Në minutën e 109-të, Cordeiro shënoi një tjetër gol, këtë herë nga penalltia, për t’i dhënë avantazhin vendasve. 10 minuta më vonë, Mjaki, vulosi shifrat në 3-1.
Me këtë fitore, Laçi siguron qëndrimin në Superiore, ndërsa Flamurtari, do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë, edhe për një tjetër sezon.
Flamurtari e meriton te jete ne superiore,perballe lacit beri nje ndeshje shum te mire ,jo si Egnatia ,ku nuk ja vlejti koha e humbur per ta pare