Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, akuzohet për sabotimin e transferimit të Niko Uilliams te Barcelona, pasi ai i ka treguar Athletic Bilbaos informacione financiare sekrete.
Sulmuesi i Spanjës, i cili pritej të largohej nga baskët në këtë merkato vere, rinovoi me klubin deri në 2035, ndërsa e rriti klauzolën e shitjes me vlerë 58 mln euro me gati 50%.
Për të, interesim kishte, përveç blaugranave, edhe nga Arsenal dhe Bayern Munich.
Barcelona ishte në prag të arritjes së një marrëveshjeje me lojtarin, pasi kishte treguar gatishmëri për të vënë në zbatim klauzolën e tij të shitjes prej 58 mln eurosh.
Nëse do të transferohej te katalanasit, Niko Uilliams do të bashkohej me shokun e tij të kombëtares, Lamin Jamal.
Miguel Galan, presidenti i Qendrës Kombëtare për Trajnerët e Futbollit në Spanjë, thotë se shefi i La Ligas dyshohet se ka ndarë informacion konfidencial rreth gjendjes financiare të Barcelonës te drejtuesit e bordit të Bilbaos, të cilat konsistonin në raporte financiare dhe audite.
Këto të dhëna u përdorën te Bilbao për t’ia treguar lojtarit dhe menaxherëve të tij, për ta bindur atë të mos largohej në “Camp Nou”.
Përfaqësuesit e lojtarit kishin shqetësime nëse klubi blaugrana do të mund ta regjistronte atë. Për më tepër që, për të siguruar transferimin e tij, Barcelona duhej që të shiste disa futbollistë.
Lini një Përgjigje