Mision i përmbushur me sukses për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë kanë mposhtur ne shifrat minimale 1-0 Breidablikun.
Një ndeshje e dominuar nga rrogozhinasit, te cilët flirtuan shpesh me golin, por e gjetën rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 92-të.
Ishte afrimi më i ri në merkato ai i cili i dha fitoren Egnatias. Bëhet fjalë për Ildi Grudën, që debutoi me gol për rrogozhinasit.
Një fitore e merituar për kampionët e “Abissnet Superiore”-s, që hedhin një hap drejt turit të dytë kualifikues të Champions League-s.
Megjithatë, për të mbëritur deri aty, duhet të marrin një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit në Islandë.
Po pse nuk shkruan që në fund na e prishën "imazhin" 5 kartonë të verdhë dhe të kuq bashkë !!!!!!!! PSE !!!!