E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë në Turqi. Fenerbahce e ka në listë sulmuesin e Kosovës, i cili pritet të ndryshojë ekip në këtë merkato vere.
Anësori i djathtë ka vendosur të largohet nga Lille dhe interesimet nuk i mungojnë. Drejtuesit e Fenerbahce po studiojnë mundësinë për një ofertë, ndërsa në garë janë edhe klube si Everton e Napoli.
Lille fillimisht kërkonte 30 milionë euro, por i ka ulur pretendimet në 20 milionë euro, për shkak se nga muaji dhjetor ka vuajtur nga shqetësimet fizike.
Në rast transferimi te Fenerbahce, Zhegrova do të kishte mundësinë të punonte me një trajner të madh, siç është Jose Mourinho.
Lini një Përgjigje