Nostalgji për tripletën? Mourinho thumbon trajnerin e Interit

6 Korrik 2025, 21:50Sport TEMA
Nostalgji për tripletën? Mourinho thumbon trajnerin e Interit

I njohur për komentet e tij thumbuese dhe sensin e humorit, Jose Mourinho ka folur për sukseset e mundshme të Cristian Chivut në krye të Interit, duke ruajtur një kujtim të veçantë për tripletën historike të arritur nga vetë ai me Interin në vitin 2010.

“E vetmja gjë që shpresoj, është që të mos e fitojë tripletën. Le ta fitojë Champions-in, kampionatin dhe Kupën e Italisë — por jo të gjitha bashkë,” tha Mourinho me një buzëqeshje të lehtë.

Deklarata, ndonëse në ton humoristik, reflekton krenarinë e madhe që Mourinho ruan për suksesin e tij të jashtëzakonshëm me Interin, kur u bë trajneri i parë që udhëhoqi një klub italian drejt tripletës historike: Serie A, Coppa Italia dhe Champions League në të njëjtin sezon.

Kjo është ende një nga arritjet më të veçanta në historinë e futbollit europian.

Lini një Përgjigje