“Allegri sjell mentalitet fituesit”, Tare konfirmon ofertën për lojtarin shqiptar

7 Korrik 2025, 16:50Sport TEMA
“Allegri sjell mentalitet fituesit”, Tare konfirmon ofertën

Drejtori sportiv, Igli Tare, prezantoi trajnerin e ri të Milanit, Massimiliano Allegri. Në konferencë, Tare theksoi se tekniku livornez sjell përvojë dhe mentalitet fituesi për kuqezinjtë.

Ai foli edhe për merkaton, duke konfirmuar interesin për mesfushorin me origjinë shqiptare, Ardon Jasharin. Tare zbuloi se është bërë një ofertë për të, ndërsa theksoi se mesfushori dëshiron të transferohet te Milani.


“Falenderoj Allegrin dhe stafin e tij për fillimin e kësaj aventure. Tek ai kemi parë një figurë të rëndësishme, që do të sjellë përvojë dhe mentalitet fituesi.

Sa i përket merkatos, ne po punojmë për Jasharin. Duam që ai të vijë në Milano. Ky është vullneti i tij, por në këtë moment duhet të respektojmë Club Brugge, me të cilën është nën kontratë. Ne kemi bërë një ofrrtë të shkëlqyer, që pasqyron vlerat e lojtarit dhe klubeve. Shpresoj që kjo histori të përfundojë në mënyrën më të mirë për Milanin dhe lojtarin”, tha Tare.

Lini një Përgjigje