Presidenti i UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe Serbia, nuk ishte propozimi ynë

25 Shkurt 2025, 17:18Sport TEMA
Presidenti i UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe

Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte thjesht një rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet dhe kjo u konfirmua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Fabula e përdorur deri më tani ishte kandidatura e veçantë dhe kërkesa e konfederatës europiane që dy vendet të bashkëpunonin.

“Kam dashuri të veçantë për të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme.

I gjithë Ballkani Perëndimor është një minë me sahat. Burokratët europianë nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Interesant është fakti se Federata Shqiptare dhe ajo serbe, të mbështetura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar Euro 2027 së bashku. Një dëshmi e mëtejshme se sporti është mbi politikën”, u shpreh Ceferin.

Organizimi i përbashkët i eventit, që për historinë dhe gjenocidin serb në Kosovë ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha trojet etnike, parashikohet të nisë në Serbi, ndërsa finalja të luhet në Tiranë.

2 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare sali

    O jena njerez te mire, padyshim., Edhe kur na e vejne hanxharin te koka, i lutena Zotit ta beje enderr! Llumi na, desha te shkruaj lumi na! Te na rroje Partia!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frankfurter Allgemeine Zeitung

      Edi Rama kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje