REAGIMI/ Oversport: FSHF ka kryer presione ndaj nesh dhe mungesë transparence të aktivitetit të saj

27 Qershor 2023, 14:25Sport TEMA

REAGIMI/ Oversport: FSHF ka kryer presione ndaj nesh dhe mungesë

Oversport ka reguar pas heqjes se te drejtes televizive te Superiores nga ana e FSHF.

 


Permes nje deklarate te shkurter Oversport shkruan:

 

 

 

“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.

 


Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë.

 


Oversport do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim”, thuhet ne njoftimin paraprak.

Lini një Përgjigje