Real Madrid dhe Manchester United “përplasen” për Dimarco-n

25 Dhjetor 2024, 20:02Sport TEMA
Real Madrid dhe Manchester United “përplasen” për

Federico Dimarco është një nga lojtarët më të spikatur, tek Interi dhe në Serinë A. Me paraqitjet e treguara, mbrojtësi i majtë ka bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube të mëdha europiane.

Raportimet e fundit thonë se interes për mbrojtësin kanë shfaqur Real Madrid dhe Manchester United.


Spanjollët janë të gatshëm të investojnë deri në 70 milionë euro për të siguruar yllin italian, një shifër që vështirë se mund të refuzohej nga kampionët e Serisë A.

Në krahun tjetër, Manchester United, gjithashtu është gati të bëjë një investim të rëndësishëm, për krahun e majtë të mbrojtjes, pas problemeve të shumta të shfaqura. 

Lini një Përgjigje