Refik Halili akuza të forta arbitrave dhe FSHF-së: Po shkatërrojnë investimin tim, do iu shkoj tek shtëpia bashkë me tifozët. Kam besim vetëm tek Rama

2 Dhjetor 2024, 10:00Sport TEMA
Refik Halili akuza të forta arbitrave dhe FSHF-së: Po

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në përfundim të derbit të kryeqytetit, hodhi akuza të forta për arbitrim të parregullt të ndeshjes ku Tirana barazoi pa gola përballë Partizanit.

Halili tha se federata duhet të marrë masa dhe të shohë presionet që bëhen ndaj arbitrave. Sipas tij, goli i anuluar i Tiranës ishte i rregullt, duke fajësuar arbitrin e VAR.

Ai tha se arbitrat nuk duhet të luajnë me investimet e presidentëve të klubeve.

“Për investimet që bëjnë të gjithë presidentët dhe klubet, të mos lëvizin njerëzit që i bien bilbilit sipas qejfit të tyre.

Arbitrimet dhe arbitrat kudo që janë, janë më të mirët e kampionatit, por dikush i ngacmon. Federata të marrë masa dhe të shikojë kush i ngacmon arbitrat.

Si ka mundësi ky arbitri që ishte sot në VAR, ishte dhe në VAR në Elbasan? Ndaj duhet të marrin masa që mos të luajnë me investimet”, tha Halili.

Ndeshja Tirana-Partizani u mbyll në barazim pa gola, me bardheblutë që humbën edhe një penallti në minutat e fundit.

"Më bën përshtypje, që ata arbitra që ishin në VAR në Elbasan ishin edhe sot. Te penalltia nuk kishin si të bënin. Unë kam sot skemën fantastike që bëjnë ata, kanë lëvizur vijën. Aty është 1 metër e 60-të, te tjetra është gati 1 metër. Ky është një turp që duhet të ndërhyjë federata.

Kam shtatë vite që nuk flas për arbitrat, duan të dëmtojnë Tiranën. Është një turp dhe një masakër që dua ta bëjnë me dashje për klubin tonë. Unë me stafin nuk do i lejojmë. Do na kenë në derën e shtëpisë çdo ditë, nga sot e tutje.

Kjo është në dorën e drejtuesve të Federatës, që nga presidenti Armando Duka të marrin të vendosin njerëzit e duhur. Këta njerëz janë edhe në emisione që flasin për faull. Po na dëmtojnë investimet.

Te ne njerëzit po vriten për pesë mijë lekë të vjetra, ndërsa njerëzit e Federatës luajnë me miliona euro që ne humbasim në vit, ata tallen me ne dhe gjakun tonë.

Më është sosur durimi, të kenë kujdes. Kemi arbitrat më të mirë në Ballkan kur duan të mbajnë mirë ndeshjen, por nuk i lënë njerëzit e tjerë së bashku me VAR-in, marrin udhëzime. Këtë e them ballë për ballë me mediet. Nëse nuk e nxirrni edhe ju jeni palë.

Të urdhëruar nga Federata këta individë?

Ta gjejnë ata, të marrin videot. Ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë, kam vite që nuk flas. Është alarmante, mos luajnë me investimet e mija. Nuk jam njeri pa gjak, jam si të tjerët. Nuk më shemb njeri, sado mundohen. Duan të më dëmtojnë mua dhe klubin.

Këto që thashë për arbitrat janë të vogla, po flasim për gjëra më të mëdha. Bëj thirrje për këdo, nuk më shkelni dot, jam i fortë, gjaku dhe mundi, tifozët dhe familja më mbajnë gjallë.

I kam dalë ballë Federatës, nuk pyeta as për Bashkinë në zgjedhje. Unë do jem aty, kam besim vetëm te kryeministri Rama", tha Refik Halili.

 

2 Komente

  1. a
    astrit

    Qe futbollit te Shqiperise i vjen era mut kjo dihet por duhet gjetur kush e qelbur e kush po e shperndan duke e shkelur.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anonim

      Aman kush do me demtu tiron nuk jan lojtaret te afte me fitu i ndeshje edhe ja hedhin fajin te tjerve

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje