Roi Kin kritikon sulmuesin e Sitit : Haland më duket si lojtar i Ligës së Dytë

2 Prill 2024, 22:02Sport TEMA
Roi Kin kritikon sulmuesin e Sitit : Haland më duket si lojtar i Ligës

Roi Kin bëri një vlerësim të pam ëshirshëm të performancës së Erling Halandit në barazimin 0-0 të Mançester Sitit me Arsenalin në “Etihad”. Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës u përball me një pasdite zhgënjyese kundër mbrojtjes më të mirë të kampionatit, gjë që e kufizoi atë duke bërë vetëm disa prekje topi në “Etihad”. Megjithatë, ishkapiteni i Mançester Junajtid beson se kjo paraqitje është tregues i cilësisë së përgjithshme të sulmuesit norvegjez në lojën e hapur dhe tha se loja e tij në këtë aspekt duhet të përmirësohet.

“Nivelet e lojës së tij të përgjithshme janë kaq të dobëta, dhe jo vetëm sot. Goditjet me kokë, apo çfarëdo që mund të jetë për sa i përket golit, janë më të mirat në botë”, tha ai për “Sky Sports” gjatë analizës së ndeshjes.

“Por për lojën e tij të përgjithshme për një lojtar të tillë, është shumë e dobët, jo vetëm sot. Mendoj se ai duhet të përmirësohet, sepse është pothuajse si një lojtar i Ligës së Dytë. Kjo është mënyra se si unë e shikoj atë, loja e tij e përgjithshme duhet të përmirësohet dhe do të ndodhë gjatë viteve të ardhshme. Ai ka pasur këtë lojë sulmuese fantastike dhe të shkëlqyer, por ai duhet të përmirësojë lojën e tij të gjithanshme”, shtoi irlandezi.

Haland jo vetëm që nuk arriti dot të kërcënojë mbrojtën dhe portën e “topçinjve”, por nuk arriti dot as të përfshihet në manovrën sulmuese të Mançester Sitit të dielën pasdite. 23-vjeçari pati vetëm 23 prekje topi gjatë ndeshjes, nuk bëri asnjë goditje në portë dhe zero pasime. Uilliam Saliba dhe Gabriel e kishin vendosur si në një morsë, duke i lënë shumë pak hapësirë manovre gjatë gjithë ndeshjes. Pavarësisht se ai është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës aktualisht, me 18 gola – dy më shumë se një treshe lojtarësh që e ndjekin – Haland është kritikuar për lojën e tij në mbështetje të skuadrës dhe shpërdorimet e rasteve të pastra që ka bërë këtë sezon.

Ai nuk ka arritur të shënojë në 12 nga 17 paraqitjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren, ndërsa realizoi në nëntë nga 15 ndeshjet e tij të para në Premier Ligë këtë sezon. Mançester Siti nuk shënoi gjithashtu gol në një ndeshje të Premier Ligës në “Etihad” për herë të parë që prej humbjes 0-2 ndaj Kristal Palasit në tetor 2021. Përpara barazimit 0-0 me Arsenalin, “qytetarët” kishin shënuar në 47 ndeshje radhazi të kampionatit në shtëpi.

2 Komente

  1. B
    Ben

    O perkthyesat e Shqiperise! Nuk perkthehet emri nga Anglisht ne Shqip. Late nam!

    1. f
      futbolli i veshtire per tu kuptuar

      Ish lojtari anglez harron nje dicka:Qe futbolli eshte GOLI.Eshte e vertete,qe loja e Halland,eshte larg spektaklit dhe levizjes ne cdo sektor,por ai ka nje vecanti qe prodhon GOL. Helmut SHen-in.trainerin e madh te kombetares gjermane te viteve 70,kur e pyesnin ke kish lojtarin me te mire ai pergjigjej:Gerd Myler,qe ish dhe goleshenuesi me i mire,Dhe me pas kur e pysnin ke kish lojtarin me te keq,ai perseri pergjigjej:Gerd Myler.

      Lini një Përgjigje