Sokol Cikalleshi mund të shkruajë rekordin në Turqi, do t’i bashkohej një tjetër shqiptari

2 Prill 2024, 20:00Sport TEMA
Sokol Cikalleshi mund të shkruajë rekordin në Turqi, do t’i

Sokol Cikalleshi ka arritur që të realizojë 11 gola me Konyasporin në këtë sezon në elitën e Turqisë.

Pak kohë më parë, ky lojtar është bërë sulmuesi i huaj që ka realizuar më shumë gola në historinë e Konyaspor.

Por, Cikalleshi mund të nënshkruajë një tjetër rekord në Turqi.

Fakti interesant është se lojtari i Shqipërisë ka realizuar 6 gola radhazi nga penalltitë te Konyaspor. Sipas Opta, rekordi në Turqi për më shumë gola nga penalltitë radhazi mbahet nga një tjetër shqiptar, Florent Hadërgjonaj.

Në rast se Cikalleshi shënon edhe kundër Trabzonsporit nga 11 metrat, do të barazonte rekordin e Hadërgjonajt. 

Lini një Përgjigje