Kupa e Shqipërisë, nesër 4 më të mirat në fushë për caktimin e finalistëve

2 Prill 2024, 13:25Sport TEMA
Kupa e Shqipërisë, nesër 4 më të mirat në

Dueli më i fortë në letër është ai mes Egnatias dhe Vllaznisë. Dy rivalë direkte dhe për titullin në kampionat do të matin forcat në stadiumin e Rrogozhinës me objektivin e vetëm për të fituar dhe për të hedhur një hap drejt finales.

Deri më tani rrogozhinasit i kanë mundur dy herë kuqeblutë ndërsa shkodranët kanë fituar vetëm një herë. Megjithatë nëse nisemi nga synimet që këto dy skuadra kanë këtë sezon, kjo ndeshje nuk ka favoritë.

Rrogozhinasit janë fituesit në fuqi të këtij trofeu dhe do të synojnë që ta fitojnë për të dytin vit radhazi ndërsa ekipi i Qatip Osmanit kërkon të rikthejë Kupën pas 2 vitesh në Shkodër. Takimi luhet në orën 15:00.

Ndeshje mjaft interesante është dhe ajo mes Kukësit dhe Tiranës. Verilindorët pasi bënë surprizën ndaj Partizanit kërkojnë të eliminojnë dhe bardheblutë ndonëse për të dyja skuadrat ky trofe mund të jetë shpëtimi i vetëm i sezonit.

Skuadra e Bledar Devollit lufton për mbijetesë dhe prej javësh qëndron e fundit në renditje megjithatë nuk e ka fshehur kurrë ambiciet dhe në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë në kampin tjetër, bardheblutë janë në një krizë.

Pas humbjes me Durrësin fundjavën e kaluar , tani rrezikojnë seriozisht dhe të futen në Final 4.

Megjithatë kjo nuk e vë aspak në presion trajnerin Erbim Fagu që tregon se vlerësimi do të jetë maksimale dhe Tirana do të kërkojë kualifikimin në finale që në ndeshjen e parë në Kukës Arena.

Lini një Përgjigje