Propozimi për Bayernin: Shkarkoni menjëherë Tuchelin dhe telefononi Mourinhon!

2 Prill 2024, 10:30Sport TEMA
Propozimi për Bayernin: Shkarkoni menjëherë Tuchelin dhe

Humbja në shtëpi kundër Borussias së Dortmundit u dha fund shpresave të mbetura të Bayernit për të fituar Bundesligën. Kampionët në fuqi, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të sezonit, janë 13 pikë prapa Bayer Leverkusenit të vendit të parë.

“Aspirinat” nuk po tregojnë shenja “lodhjeje” në marshimin e tyre triumfues drejt “Meisterschale” së parë në historinë e tyre. Në këtë skenar, ndarja në fund të sezonit mes Bayernit dhe trajnerit Thomas Tuchel është e pashmangshme.

Një zgjedhje që për disa klubi bavarez duhet ta bëjë menjëherë, pavarësisht se shumë shpejt do të luajë në çerekfinale të Championsit kundër Arsenalit.

Dietmar Hamann, ish-mesfushor gjerman i rritur te Bayerni, skuadër me të cilën fitoi, ndër të tjera, dy kampionate gjermane dhe dy kupa të UEFA-s, përpara se të transferohej te Liverpooli për të fituar Ligën e Kampionëve, i intervistuar nga “Sky90”, deklaroi:

“Ajo që ndodhi kundër Borussia Dortmund ishte një zbulim. Drejtuesit e Bayernit duhet të pyesin veten nëse është vërtet gjëja më e mirë të lihet Tuchel në stol deri në fund të sezonit, veçanërisht duke menduar për ndeshjen kundër Arsenalit?

Ka shumë trajnerë në treg, por unë do të mendoja për Mourinhon. Mund të thuash çfarë të duash për të, por te Chelsea, për shembull, lojtarët e donin. Nga pikëpamja profesionale, ai është një person i jashtëzakonshëm”.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Mourinjho paguan per keto lajme . Mou eshte nje trainer medioker, mund te bej ndonje gje me ekipe te nivelit te dyte, te surprizoje ndonje ekip te madh, por pervoja ka treguar, qe ai ka qene nje trainer negativ kur ka drejtuar ekipe te medha. Ka deshtuar kudo, Manchester United, Real Madrid, se fundi Romen. Boll me eksperimente, niveli i tij eshte i kufizuar si trainer. Mou ka te meta ne karakter, eshte provincial.

    1. A
      Arben Gaxhja.

      Morinja ësht puntor ka grinte e shum gjona tjera,por stili lojës Mout nuk pëlqehet

      Lini një Përgjigje