"Milani klub madhështor", francezi u "shkel syrin" kuqezinjve

1 Prill 2024, 13:30Sport TEMA
"Milani klub madhështor", francezi u "shkel syrin"

Youssouf Fofana është një nga objektivat e Milanit për merkaton verore. Mesfushori është pjesë e Monacos në Ligue 1, teksa numëron 17 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren franceze.

25-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe në rolin përpara mbrojtjes, teksa bën mirë edhe anësorin e djathtë në raste të nevojshme.

Në një prononcim për MilanNews.it, Fofana ka hapur mundësinë e transferimit në Milanello në fundin e sezonit, teksa nuk i kurseu fjalët e bukura për klubin historik italian.

Unë mendoj se Milani është një klub me të vërtetë i madh dhe i shkëlqyer. Të gjithë e njohin Milanin dhe trofe që ka fituar. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë, që ka fituar shumë.

Gjithsesi, përtej thashethemeve që qarkullojnë në Itali, unë mbetem i fokusuar në misionin tim për të rikthyer Monacon në Champions League”, u shpreh mesfushori.

Lini një Përgjigje