Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit përballë Akhmat Groznit.
Sulmuesi shqiptar ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij dhe më pas ka shënuar golin e dytë për Rubinin në këtë takim.
Ky ishte goli i pestë sezonal në kampionatin rus për Dakun, në 19 ndeshje të luajtura me fanellën e Rubin Kazanit.
Per mendimin tim,Broja,Daku,Cikalleshi,Hasani Uzuni,Seferi, do ishin te mjaftushem ne sulm,Muçi ne grupin e mesfushoreve,kjo ne qofte se do lihet nr 23 i futbollisteve per europian,14 te tjeret midis mbrojtjes e mesfushes.
Broja dhe Daku duhet te jene ne Kombetare per kohe te gjate.Cikalleshi eshte 34 vjec,do merret ne kete Europian dhe pastaj duhet te largohet.Megjithe rrespektin per Ciken se eshte Djale i mire,por Broja dhe Daku jane dicka qe Shqipnia nuk i ka pasur kurre ne keto 10 vitet e fundi.Rei Manay nuk eshte per Kombetare,mos u genjeni se po ben gola ne Turqi,por Kombetarja eshte dicka tjeter.