Lojtari i Partizanit në fokus, Shehi zbulon kush po vëzhgohet nga Sylvinho

30 Mars 2024, 13:51Sport TEMA

Orges Shehi ka treguar se Andi Hadroj është në listën e pritjes te Kombëtarja. Kështu mbrojtësi i Partizanit, po vëzhgohet nëse mund të fitojë ftesën për ekipin e Sylvinhos.

Këtë gjë Shehi e konfirmoi para takimit me Laçin, që të kuqtë luajnë për javën e 29-të të Superiores. Kujtojmë se luhet të shtunën, më 30 mars ora 15:00 në Laç.

Çfarë tha Orges Shehi në konferencë:

“Patjetër që jemi të lumtur dhe krenarë që lojtarët tanë bëhen pjesë e ekipeve përfaqësuese. 2 me ekipin tonë përfaqësues U-21, Ismaili me U-21 e Kosovës dhe Bintsouka me përfaqësuesen e Kongos. Mos harrojmë edhe Hadroj i cili ishte në listë pritje te ekipi ynë kombëtar pra është element që është gjithmonë në vëzhgim. Jemi të kënaqur por i mbetet gjithmonë çunave që të punojnë akoma më shumë dhe të mos kënaqen, të kërkojnë më tepër nga vetja, pasi kështu ndihmojnë veten e tyre por na ndihmojnë edhe ne”, u shpreh trajneri i Partizanit.

Kujtojmë se Andi Hadroj ka qenë në 4 ndeshje me ekipin Kombëtar. 3 miqësore ku 2 i ka luajtur titullar. Në anën tjetër ka qëndruar në stol 1 vit më parë, kur Polonia mposhti Shqipërinë 1 me 0 në ndeshjen që hapi kualifikueset e Euro2024.

Andi Hadroj
Andi Hadroj

Lini një Përgjigje