Egnatia rikthehet te fitorja, triumf minimal ndaj Kukësit

29 Mars 2024, 17:00Sport TEMA
Egnatia rikthehet te fitorja, triumf minimal ndaj Kukësit

Egnatia i dha fund serisë me shtatë ndeshje pa fitore në kampionat. Rrogozhinasit u rikthyen te suksesi, teksa mposhtën minimalisht Kukësin.

Vendosi një gol i shënuan nga Zenunaj në minutën e 6-të. Mesfushori realizoi pas një asisti perfekt të marrë në zonë nga Fangaj.

Skuadra e Tetovës, kishte një tjetër rast për shënim, por gjuajtja e Spahiut pak minuta më vonë, u ndal në tranversë.

Kukësi tentoi të reagojë, por pa sukses, me rastin më të rrezikshëm që u regjistrua në fundin e takimit, me Fejzajn që lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por gjeti Sherrin në gatishmëri.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 54 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me vetëm 25 pikë.

Lini një Përgjigje