Alonso i jep fund dilemave, do të qëndrojë te Leverkusen

29 Mars 2024, 15:05Sport TEMA
Alonso i jep fund dilemave, do të qëndrojë te Leverkusen

Trajneri Xabi Alonso, i ka dhënë fund të gjitha dilemave, në lidhje me të ardhmen e tij.

Në konferencë për shtyp, spanjolli, zbuloi se do të qëndrojë në drejtimin e Bayer Leverkusen, edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky njoftim, vjen në një moment, kur emri i Alonsos, është lidhur me klube të shumta, kryesisht me Bayern Munich dhe Liverpool, që janë në kërkim të një trajneri.

Alonso tha se vendimi u mor, pas një takimi që kishte me drejtuesit e klubit.

"Vijmë nga një sezon shumë i ngarkuar, gjatë të cilin është folur shumë për të ardhmen time, është spekuluar shumë. Për këtë arsye, gjatë kësaj pauze, reflektova, u takova me drejtuesit e klubit, për të marrë një vendim.

Vendimi është që nuk do të largohem, do të vijoj të jem trajner i Bayer Leverkusen. Kam analizuar gjithçka këtë periudhë, kam dalë në një përfundim se ky klub është ideali për mua, për të vijuar rritjen time si trajner. Kam ndjerë gjithnjë mbështetjen e drejtuesve dhe të tifozëve"

Alonso po bën shumë mirë me skuadrën e Bayer Leverkusen këtë sezon, teksa udhëheqin bindshëm në Bundesligë, ndërsa janë kualifikuar edhe në çerekfinalen e Europa League.

Lini një Përgjigje