“L’Equipe” i jep notën 8, Zhegrova: Ndeshjen kundër Lons s’do ta harroj kurrë

30 Mars 2024, 12:54Sport TEMA
“L’Equipe” i jep notën 8, Zhegrova: Ndeshjen kundër

Ndeshja mes Lilë dhe Lons mund të jetë ajo e cila kurorëzon Edon Zhegrovën si njërin prej lojtarëve më të mirë të Ligës së Parë franceze.

Shqiptari nga Kosova ka bërë diferencën duke shënuar dy gola si dhe duke dhuruar një sërë kombinimesh mjaft të bukura me shokët e skuadrës, të cilët e kërkuan në ç’do aksion.

“Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në memorien time. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi. Ata ishin të shkëlqyer”, tha  24-vjeçari pas ndeshjes.

Ndeshja e tij është vlerësuar shumë edhe nga prestigjiozia franceze “L'Equipe”, e cila i vendosi notën 8. Siç dihet gazeta në fjalë është e kursyer me vlerësimet por paraqitja e kosovarit ka qenë stratosferike. “Ishte më i miri në fushë, një kënaqësi për t’u parë”, justifikon “L'Equipe” vlerësimin e dhënë për 24-vjeçari.    

Falë fitores së djeshme Lilë u gjit në vendin e tretë të klasifikimit në kuotën e 46 pikëve. Ndërsa Zhegrova në këtë sezon ka arritur që të shënojë pesë herë dhe të dhurojë pesë asist për ekipin e tij. 

Lini një Përgjigje