Teuta mposht Tiranën në “Air Albania”, Vllaznia-Erzeni ndahen në “paqe”

29 Mars 2024, 21:01Sport TEMA
Teuta mposht Tiranën në “Air Albania”, Vllaznia-Erzeni

Teuta bind ndaj Tiranës, ndërsa merr 3 pikët në fitoren 1-2 në “Air Albania”.

Ndeshja e vlefshme për raundin e 29-të të Kategorisë Superiore rezultoi shumë e luftuar, megjithatë “Djemtë e Detit” u treguan më të saktë në goditjen para portës.

Në minutën e 45’ Jazxhi zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Ndërsa në fraksionin e dytë ishte Daci ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 51’ dhe duke i dhënë siguri ekipit të trajnerit Martini.

Tirana provoi të reagojë dhe në minutën e 90’ Lulaj realizoi dhe ngushtoi diferencën, por në fund ishin miqtë ata që festuan.

Gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me Tiranën që nuk ia del të ruaj ritmin e javës së shkuar dhe momentalisht renditet në vend të pestë me 39 pikë.

Teksa Teuta nga ana tjetër e kthen në trend fitoren ndaj kryeqytetasve, ndërsa pas Partizanit fiton edhe ndaj Tiranës dhe momentalisht renditet në vend të tetë me 31 pikë.

Vllaznia-Erzeni ndajnë pikët në takimin e javës së 29-të të Superligës që u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin shkodranët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Balajn që zhbllokoi ndeshjen me golin e realizuar në minutën e 29’.

Ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë, Ezeni barazoi me Blazevic në minutën e 40’.

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, fraksioni i dytë nuk solli më gola, me ndeshjen që u mbyll me barazimin 1-1.

Pas këtij takimi Vllaznia renditet në vend të dytë me 50 pikë, teksa Erzeni vuan në vend të nëntë me 28 pikë.

Lini një Përgjigje