Nuk prodhoi fitues, sfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.
Ndeshja i kishte të gjitha brenda, por në fund u mbyll 1-1. Partizani luajti nga minuta e 18-të, me një lojtar më pak, pasi Tedi Cara u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, të kuqtë ia dolën të kalojnë të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Eljon Sotën.
Fraksioni i dytë foli vetëm për kurbinasit, që barazuan shifrat në minutën e 51-të me Sobowale.
Në minutën e 62-të, Laçi kishte mundësinë e artë për të përmbysur, por Ujka gaboi nga penalltia, me mesfushorin që u ndal nga portieri Qirko.
Rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat ndanë pikët në fund. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 32 pikë.
Ku fillon shorti elita play of dhe play out federate cup far 4 liga profesjonale unikw komunite nene tereza