Dinamo fiton duelin direkt, zhgënjen Skënderbeu

30 Mars 2024, 20:01Sport TEMA
Dinamo fiton duelin direkt, zhgënjen Skënderbeu

Dinamo City fitoi duelin direkt për katërshen e parë ndaj Skënderbeut. Blutë e kryeqytetit triumfuan me rezultatin 2-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.

Një gafë në mbrojtjen e korçarëve në minutën e dytë, solli golin e avantazhit, që u shënua nga Kacorri. Miqtë tentuan të reagojnë, por përsëri rastet më të mira për shënim i kishte skuadra e Mehmetit, që iu afrua golit edhe në disa raste të tjera.

Në minutën e 82-të, ishte Klevi Qefalija, që shënoi edhe të dytin, duke vulosur shifrat në 2-0 për blutë.

Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e gjashtë me 39 pikë, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, atë me Teutën në mesjavë.

Lini një Përgjigje