As babai i Neymar dhe as Depay, zbulohet kush pagoi 1 milion euro për lirinë e Dani Alves

31 Mars 2024, 19:11Sport TEMA
As babai i Neymar dhe as Depay, zbulohet kush pagoi 1 milion euro për

Dani Alves rifitoi lirinë pavarësisht se u dënua me 4 vite e gjysmë burgim për përdhunim teksa pagoi 1 milion euro. Shumë spekulime dhe emra kanë dalë nëpër media si personat që paguan kushtin e ish-mbrojtësit brazilian të Barcelonës, por që shpejt janë hedhur poshtë.

Së fundmi, raportohet se ka qenë një revistë braziliane ajo që ka paguar 1 milion euro për lirinë e Alves.

Alves u lirua nga burgu të hënën pasi depozitoi shumën e kërkuar si kusht teksa kishte kryer deri tani 13 muaj burg. Që nga janari i vitit 2023, 40-vjeçari qëndroi në burgun Brians 2 pranë Barcelonës pasi u akuzua nga një grua se e kishte përdhunuar atë në tualetin e një klubi nate në qytetin spanjoll në orët e para të 31 dhjetorit të vitit 2022.

Ai u shpall fajtor për përdhunim muajin e kaluar dhe iu dha një dënim me katër vjet e gjysmë burg, të cilin më pas e apeloi. Alves kërkoi të lirohej me kusht dhe iu caktua një garanci prej 1 milion eurosh.

Për burimin e kësaj shume të majme është spekuluar shumë, me agjentin e futbollistit holandez Memphis Depay që mohoi t’i ketë paguar sulmuesi i Atletico Madrid. Më herët, edhe babai i Neymar kishte deklaruar se nuk do ta bënte një pagesë të tillë pasi është nën presion të madh politik nga Brazili.

Lajmi i fundit është dhënë nga gazetarja spanjolle Marisa Martín Blazquez, e cila ka thënë se një revistë braziliane ka paguar lirinë me kusht të Alves në këmbim të një interviste ekskluzive nga ish-futbollisti.

Lini një Përgjigje