Anis Mehmeti premton gola të tjerë

1 Prill 2024, 14:11Sport TEMA
Anis Mehmeti premton gola të tjerë

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti ishte protagonisti Bristol Sitit në fitoren përballë Leicesterit, pasi goli i tij në minutën e 73-të vulosi fatin e takimit. Mehmeti duke folur për kanalet zyrtare të klubit thekson se është shumë i lumtur për golin dhe se synon që të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola të tjerë të rëndësishëm.

“Padyshim që jam i gëzuar, i gëzuar për djemtë sepse ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe ne jemi të kënaqur që morëm tre pike. Mendoj se bëra mirë edhe pse ndoshta mund të kisha shënuar një tjetër gol në pjesën e parë, por jam i kënaqur me pikët.

Njëzet e pesë mijë tifozë ishin në stadium dhe ata na përkrahën fuqishëm. Unë synoj që të jem në gjendje t'i shpërblej sepse ka qenë një ecuri e vështirë, por kjo tregon se ata qëndrojnë me ne dhe besojnë në atë që po bëjmë”, ka thënë sulmuesi shqiptar në një intervistë për kanalet zyrtarev të Bristol Sitit.

Lini një Përgjigje