Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar strukturën e re organizative ku bie në sy se sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku nuk ka më të njëjtin fuqi si më parë.
Ai do vijojë të jetë sekretar, por nuk ka më nën komandë të gjithë departamentet e FSHF-së.
Me ndryshimet e reja Shulku do kujdeset për impiantet sportive nën menazhimin e FSHF-së si stadiumet Air Albania, Elbasan Arena, Shtëpinë e Futbollit, qendrën stërvitore në Kamëz si dhe përgjegjës i futbollit të vajzave dhe atij amator.
Tani një rol të rëndësishëm do ketë Aldi Topçiu, i emëruar drejtor administrativ.
Tani ai është përgjegjës për sektorin e garave, atë ligjor dhe të licensimit.
Gjithashtu drejtor Teknik do jetë Fluvio Pea, ndërsa Edlira Jaupaj drejtoreshë e burimeve njerëzore, IT dhe statistikave.

Kjo ka shumë rëndësi.Mezi po e prisnim këtë riorganizim.