Marco Silva tregon pse la jashtë skuadrës Brojën: E doja me çdo kusht te Fulham, por tani …

2 Prill 2024, 11:36Sport TEMA
Marco Silva tregon pse la jashtë skuadrës Brojën: E doja me

Fulham u përpoq dhe dështoi të blente Armando Brojën nga Chelsea në gusht. Gjithsesi, qendërsulmuesi shqiptar u bashkua me londinezët në janar (është i huazuar), por nuk ka gjetur shumë hapësira te skuadra e re.

Trajneri i Fulham Marco Silva ka folur për situatën jo të mirë në të cilën ndodhet sulmuesi shqiptar: Ka qenë e vështirë për të dhe ka qenë e vështirë për mua gjithashtu. Unë isha përgjegjësi kryesor që ai të vinte në këtë klub futbolli. Unë u përpoqa shumë që ai të ishte këtu. Më duhet të them se verën e kaluar u përpoqa ta nënshkruaj kur e shitëm Mitrovicin.

Broja është një lojtar që e vlerësoj shumë. Ai ka të gjitha aftësitë për të luajtur në nivelin më të lartë.

Ndeshjet e fundit i kemi pasur të gjithë në dispozicion. Issa Diop, për shembull, ka qenë një lojtar titullar kaq shumë herë këtë sezon dhe tre ndeshjet e fundit ishte gjithashtu jashtë listës së skuadrës. Askush nuk flet për këtë sepse ai nuk është lojtar i Chelseat.

Ka qenë më e vështirë për Armandon, me gjithë ambicien e tij për të luajtur. Kur shkon për huazim në ditët e fundit të merkatos, pritet që lojtari të vijë dhe të ketë ndikim. Por kur ke një sulmues që shënon gola siç ka shënuar Muniz, kjo nuk është duke u dhënë shanse të tjerëve”, ka thënë Marco Silva.

9 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Pergjigje diplomatike. Ne ekip ka vend per te gjithe, problemi eshte se ai nuk e vuri as ne stol.

    1. B
      Baca-Bajram

      Pra me e thon troc o Pilo, nuk e meriton. Broja do t'i bente nder vehtes te gjente ndonje ekip si Fulham e te nenshkruante kontrat dhe t'i perveshi menget dhe te provoj sa i zoti eshte, te cilen nuk mund ta provoj duke ngrohur stolin tek Chelsea.

    2. Q
      Q.va oh mazniku

      Ku eshte lali eri pse sdel ne tv ca ka ai???

      1. M
        Me emër

        Hape TV se tani e ke kë ekran.

        1. E
          Endacaku

          Po cka futet lali eri ketu , o njeri, mos u ben nje endacak fjalesh, ketu behet fjale per nje trajner maskara qe e len jashte ekipit brojen, futbollistin me te mire shqiptar, armando broja e xhaka jane dy yje, i pari zuni vende, e per brojen po luan nje trajner mut, i piste, nje endacak

          1. T
            Tos

            Permbahu koqe te gjithe qenkan kunder tij o ai eshte gjeni dhe keta jane budallenj ose eshte e kunderta e zgjidh dot?Eshte me karakter te veshtire plus ka dhe keshilltare te keqinj se na si ta shpjegosh te mosaktivizim.

        2. S
          Silvinjo

          Ik ore legen. Fute ne loje 20 minuta, pasi Muniz-i te kete mbaruar se shenuari golat e tij...

          1. a
            adi

            Durim do te vjen koha por duhesh me tregu veten

            1. L
              Loni

              Njeri i pafytyrë traineri i Fulham, pasi shitën Mihajloviç në Arabinë Saudite, nuk la gur e kusur për t'a marrë Brojën, si në merkaton e fillim kampionatit në verë dhe në Janar të këtij viti. Dhe pasi e mori në formë huazimi, meqë e ka pikë të dobët si bashkombas brazilianin Munir, nuk e merr Brojën as në stol. Por kjo mund të ndodhi edhe për arsye të kontratës si i huazuar, pasi Fulham, me mënyrën si është formuluar kontrata e huazimit, duhej t'a aktivizonte Brojën nga fillimi i çdo 10 ndeshjeve deri në fund të sezonit. Deri tani trajneri e ka futur vetëm nja katër herë si zëvëndësues. Me këtë veprim të trajnerit të saj Fulham humb 4 milion paund, sepse kontrata e bërë e detyronte Fulhamin për aktivizim të Brojës. Tani që shkeli me të dy këmbët kontratën e lidhur, Fulham dhe trajneri i skuadrës as e pranon edhe në stol jo më t'a aktivizojë. Kjo duket si një situatë që do kërkoj zgjidhje ligjore. Por ai që dënohet në këtë rast fare padrejtësisht është Broja. Fulham, duke mos e aktivizuar ndoshta do t'i rrëzojë vlerën për t'a blerë më lirë, gjë që Çelsin ky mos aktivizim e dëmton rëndë pasi humb miliona pound nga rënia e vlerës e kartonit të Brojës. Pazar hesapi.....

              Lini një Përgjigje