Ernest Muçi, drejt transferimit në Premier League. Zbulohet oferta

2 Prill 2024, 12:53Sport TEMA
Ernest Muçi, drejt transferimit në Premier League. Zbulohet oferta

Ernest Muçi u transferua te Besiktas në merakton e dimrit, por aventura në Turqi mund të zgjasë pak. Sipas raportimeve nga Turqia, thuhet se fantazisti shqiptar, mund të transferohet në Premier League.

Aston Villa e ndjek prej kohës Muçin dhe po përgatit ofertën, për ta transferuar në merkaton e verës.

Klubi anglez, ka shfaqur interes edhe në të kaluarën, kur shqiptari ishte pjesë e Legias së Varshavës.

Drejtori sportiv i Aston Villa-s, Monchii, e ka Muçin të parin në listë, për ta afruar në verë.

Thuhet se klubi anglez, ka gati një ofertë 10 milionë euro, por kjo shifër vështirë se do të pranohet nga drejtuesit e Beshiktashit.

Klubi turk pagoi 8 milionë euro në merkaton e dimrit për ta afruar ng Legia dhe do të kërkojnë të paktën 12 ose 15 milionë euro në verë  për ta lënë të lirë.

Muçi u përshtat menjëherë në Superligën turke, aty ku tashmë është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për skuadrën e Besiktas.

Deri tani, ylli kuqezi, numëron 6 ndeshje të luajtura me fanellën bardhezi, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.

Lini një Përgjigje