Ramadani paralajmëron Italinë: Në fushë futemi për të fituar

2 Prill 2024, 14:23Sport TEMA
Ramadani paralajmëron Italinë: Në fushë futemi për

Një tjetër ndeshje si titullar për Ylber Ramadanin me Leçen, që barazoi në shtëpi me Romën. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, ekipi i tij kishte shansin që të fitonte, ndërsa shpjegoi për Dazn edhe bashkëpunimin me Blin në mesfushë.

“Më pëlqen kur marrim topin, gjithmonë dua të shkoj përpara për të shënuar gola. Ndjeva se mund ta fitonim lojën! Ata patën dy raste, por ne mund të kishim marrë tre pikët. Si ndryshon moduli kur luaj me Blin? Edhe në kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin, por me atë kam më siguri e dal përpara për të rikuperuar topin”.

Ai do të mungojë në takimin ndaj Milanit, pasi mori kartonin e 12 sezonal. Por Ramadani mendjen e ka edhe te kampionati europian, me Italinë që është kundërshtare e kuqezinjtë në Grupin B.

“Do të jetë një ndeshje e bukur për mua! Luaj në Itali dhe Italia është një skuadër e fortë, por ne në fushë hyjmë për të fituar”.

Sfida mes kuqezinjve dhe të kaltërve do të luhet më 15 qershor në stadiumin “Iduna Park” të Dortmundit.

4 Komente

  1. Roberto

    Po Ramadani po. Vazhdoni fluturoni me pras ju. Askush nuk ben deklarata si puna jone. Jane ekipe me emer ne eliten e futbollit boteror dhe nuk shesin pordhe si puna jone. Kur ju te gjithe te hiqni dore nga deklaratat atehere ne mund te shpresojme per ndonje hap fals te ekipeve te grupit tone. Mos u hapni bythesh kot. Qendroni sic keni qene me Polonine dhe Republiken Ceke ne te kundert do hani dru si derri.

    1. C
      Cuku

      Mjer Italia ,Spanja dhe Kroacia cdo heqin

      1. S
        Sheshi i flamurit

        Do fitoni, do fitoni po me ke, me ata qe po thyejne stolin?

        1. N
          Na mbyten bolet

          O Dane me dukesh si ai personazhi i fimit Shkelqim i Rreme me Xhevair Zenelin.Ramadan kafsha ne te kundert te opinionit te shumices per mua je dru me pre dmth budalla i domosdoshem.Edhe Brazili po te luaj me ne nuk thote kurre qe do fitojme por do japim me te miren ne rregull koqe kandari?

          Lini një Përgjigje