Rrëfehet Ilir Suli: Nga dhurata që mori nga Fatos Nano, te përdorimi i drogës!

9 Prill 2024, 17:49Sport TEMA
Rrëfehet Ilir Suli: Nga dhurata që mori nga Fatos Nano, te

Ish-kampioni i peshëngritjes Ilir Suli ka folur së fundmi në podcastin “M’Kujto” në radio RASH në News24, ku ndër të tjera tregoi problemet që e penalizuan në karrierë, si dhe miqësinë me Fatos Nanon dhe dhuratën që ai i bëri kur Suli u shpall nënkampion bote.

“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë. Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruits”, tregoi Suli.

Për herë të parë Suli tregoi sesi droga kishte ndikuar në jetën e tij dhe karrierën sportive, “Përdornim ndonjë cigare hashash por na dëmtonte shumë, si nga na psikologjike por dhe për ta mbledhur veten. Ky ka qenë gabimi, ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me këto të këqija dhe nuk kishim informacion.

I pyetur se nëse a do të ishte ndryshe karriera e tij, nëse s’do të ishte përballur me drogën, ai tha, “Jo, sepse nuk kam qenë i fokusuar. Nuk ka qenë problemi, por menaxhimi i vetes. Kur shikoja lekun, ikte me vrap. E kisha dorën me vrimë, nuk e kam trajtuar mirë lekun, leku të dënon. Nuk është specifike pirja e një cigare hashash”.

Ndërkohë Ilir Suli dha disa këshilla për sportistët e rinj:

“Çdo i ri gabon, por i fituar është ai që merr mësim. Sot në këtë kohë problem është bixhozi, alkooli dhe droga. Sa më larg këtyre gjërave, janë një fitore për ta. Brezit të ri i duhet shumë punë, mos t’i marrin gjërat lehtë. Mos t’i ikin gjërat e mira nga duart. Unë jam ringritur disa herë, por që të ringrihesh është e vështirë, duhet të kesh miq të mirë afër”.

2 Komente

  1. D
    Davidi

    Po fliske per vete, se na ngrive gjakun.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VLORA

      O ILIR JE DJAL I MIRE POR BERE NJE GABIM DHE VETE E DI. PERSE NUK VAJTE TE PERFAQSOJE GREQINE DO KISHE SIGURUAR JETEN SE TE VISHJE NJE BLUZ NUK BEHESH GREK SHQIPERINE KETU E KE. TE UROJ GJITHE TE MIRAT

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje