Rrëfehet Lukaku, nga raporti special me Lautaron te falja për tifozët e Interit

10 Gusht 2022, 19:23Sport TEMA

Rrëfehet Lukaku, nga raporti special me Lautaron te falja për

Romelu Lukaku. Rikthimi tek Interi, ambiciet personale dhe objektivat e skuadrës, kundërshtarët me të cilët do të përballet dhe gjithçka tjetër. Belgu rikthehet të flasë për herë të parë pas rikthimit në skuadrën e zemrës për “DAZN”.

“Të gjithë sulmuesit në Serinë A janë të fortë. Mua nuk më intereson aspak titulli i golashënuesit në Itali dhe këtë e them me ndershmëri. Unë mendoj vetëm për titullin kampion dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Sigurisht që është mirë nëse golat do të vijnë, por Interi do titullin. Ne luajmë për objektiva të skuadrës dhe jo individualë”, tha fillimisht belgu.

Ai tregon gjithashtu raportin që ka me Lautaro Martinezin dhe faktin që ka biseduar shumë me të. “Personi i parë me të cilin kam folur ka qenë Lautaro Martinez. Fillimisht folëm në Instagram dhe pastaj në rrjetet e tjera sociale. Kur e takova i thashë që duhet të bëjmë më shumë dhe më mjirë sesa më parë. Madje kemi thënë që skuadrat janë forcuar shumë. Unë me Lautaron e kam kuptuar që një fillim që karakteristikat e tij mund të më ndihmojnë mua dhe unë mund ta ndihmojë atë. Nuk jemi sulmues egoistë përpara portës. Kur e shoh që është dita e tij, unë bëj gjithçka për të”, vazhdoi më tej numri 90-të i Interit.

Më tej zbulon se të gjithë janë rritur nga sezonet e mëparshme. “Të gjithë lojtarët kanë bërë hapa cilësorë. Brozovic është bërë më lider dhe më i hapur në komunikim. Ai nuk flet shumë, por ankohet, por më pëlqen. Barella është më protagonist në mesfushë. Ka dhënë shumë asiste në sezonin e kaluar dhe besoj që do të vazhdojë të punojë edhe këtë vit”, theksoi.

Ai thotë se ka lindur për të luajtur me Interin, ashtu siç ishte i destinuar për të luajtur me Anderlechtin dhe Chelsean. “Mendoj që unë kam lindur për të luajtur me Interin. Është normale nga ana ime që të bëj gjithçka për këtë skuadër. Mesazh për tifozët? Duhet t’i falënderoj për dashurinë që më kanë dhënë mua dhe familjes time. Madje kërkoj falje për mënyrën se si u largova, por në fund të fundit dua që të flas në fushën e lojës me performancat e mia.

Lini një Përgjigje