Sezon i shkëlqyer, Xhaka zgjidhet në formacionin e vitit në Gjermani

20 Maj 2025, 15:49Sport TEMA
Sezon i shkëlqyer, Xhaka zgjidhet në formacionin e vitit në

Ashtu si në sezonin e kaluar, edhe në edicionin e sapo mbyllur, Granit Xhaka ishte një nga më të mirët e kampionatit gjerman, Bundesligës.

Mesfushori është zgjedhur për të dytin vit radhazi në formacionin më të mirë të vitit. Faqja e specializuar “Sofascore”, e ka vendosur Xhakën në krah të emrave të mëdhenj si Davies, Wirtz, Kimmich, Kane dhe Olise.


Në formacionin e vitit, bie në sy dominimi i Bayern Munich me katër lojtarë, Leipzig me tre lojtarë dhe Leverkusen me dy lojtarë.

Xhaka pritet të largohet nga Leverkusen në merkaton e verës, ndërsa përflitet për një transferim te Galatasaray në Turqi.

Lini një Përgjigje