Serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore te Partizani në kampionat, i ka ardhur fundi. Të kuqtë triumfuan minimalisht ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Trajneri Orges Shehi bën debutimin në ndeshje zyrtare me fitore, në një sfidë të luftuar.
Vendosi goli i Tedi Carës, i shënuar në minutën e 40-të, pas penalltisë së fituar nga Hadroj.
Në pjesën e dytë, Teuta u përpoq të barazonte, por Qirko dhe shtylla, ia mohuan golin durrsakëve, që mbeten në vendin e fundit me vetëm 16 pikë.
Sakaq, Partizani renditet në vendin e dytë me 35 pikë, 5 pikë më pak se Egnatia kryesuese.
Lini një Përgjigje