I ka mbetur maksimumi edhe një vit jetë, reagon ish-trajneri i Anglisë: Shpresoj që ta shikoj atë duke fituar Europianin

13 Janar 2024, 13:46Sport TEMA
I ka mbetur maksimumi edhe një vit jetë, reagon ish-trajneri i

Ish-trajneri i njohur i Anglisë, Sven-Goran Erikson po lufton me jetën, i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë është shprehur se është diagnostikuar me kancer dhe se i ka mbetur maksimumi dhe një vit jetë.

Gjithsesi 75-vjeçari vazhdon të qëndrojë pozitiv dhe se do të vazhdojë të jetojë muajt e fundit që i kanë mbetur ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Një nga dëshirat e suedezit përpara vdekjes është që Anglia të fitojë Europianin e “Gjermani 2024” dhe ta shikojë atë duke e bërë këtë gjë.

“ata kanë një skuadër të mirë dhe nuk janë vetëm 11, 12 ose 13 lojtarë. Ata kanë shumë futbollistë mjaft të talentuar dhe unë mendoj se Anglia kësaj radhe mund t’ia dalë. Garet Sauthgejt dhe lojtarët kanë një mundësi mjaft të mirë. Ata e dinë këtë. Dhe me pak fat me dëmtimet e më shumë fat gjatë turnamentit, mendoj se do t’ia dalin. Ata janë vërtet të mirë dhe unë jam shumë i impresionuar”, ishin disa nga fjalët e Erikson për “The Sun”.

1 Komente

  1. T
    Triumfi

    Sa e trishtueshme te presesh fundin , ketu dhe me i forti thyet vetem nga mendimi qe per nje kohe shume te shkurter ....nuk do te mare me fryme kurre dhe nuk ka per te pare me kurre driten e Diellit... Dikur helenet e lashte thoshin :eshte i lehte nga mende kush thote se trembet nga vdekja , jo sepse do trembet se do vije vdekja , por trembet vetem nga mendimi se vdekja po vjen ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje