Shqipëri-Letoni në “Air Albania”, zbulohet sa bileta janë shitur

7 Shtator 2025, 16:27Sport TEMA
Shqipëri-Letoni në “Air Albania”, zbulohet sa bileta

Shqipëria do të përballet të martën ndaj Letonisë, në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht një fitore për të ruajtur shanset e kualifikimit. Deri dy ditë para ndeshjes janë shitur mbi 13 mijë bileta, ndërsa pritet që ky numër të rritet deri në ditën e takimit.

Përballja shihet si një sfidë delikate, ku mbështetja e tifozëve mund të ketë rol vendimtar. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 5 pikë.

Kombëtarja ka dy pikë më pak se Serbia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Rezultati ndaj Letonisë mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e grupit.

1 Komente

  1. j
    jevgu

    Kjo ndeshje duhet te luhet e gjitha ne pressing nga albanezet ndryshe pirdh pirdh se lirohesh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje