“Shqipëria po thyen çdo parashikim”, Jose Mourinho ngre në qiell kuqezinjtë: Na kishte munguar diçka e tillë, jeni kulmi i futbollit

20 Qershor 2024, 16:52Sport TEMA

Shqipëria nuk ka bërë për vetë vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur. Jose Mourinho nuk ka mundur të rezistojë, teksa ka bërë një reagim në Tëitter ku i thur elozhe kombëtares shqiptare.

Portugezi thekson se Shqipëria po thyen çdo parashikim dhe e ndoshur në grupin e ‘vdekjes’ po bën ndeshje fantastike. Po shënon gola të bukur si në sekondat e para, edhe në minutat e fundit. Sipas tij, diçka e tillë mungonte që prej Kosta Rikës në vitin 2014. Kjo që po bëjnë kuqezinjtë është “kulmi i futbollit”.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.

Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, ka shkruar “Special One”.

“Shqipëria po thyen çdo parashikim”, Jose Mourinho ngre

15 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Pse e keni hequr nga perkthimi pjesen ku thote "random brazilian coach"?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha

      Maurinjo po ngacmon shqiotaret, ka parashikuar shanset per para. Po ndjen se futbolli shqiptar po rritet, do mindesi te ofrohet.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gazekara jeni, e do mbeteni

      O rrota gazetare, jo pa shkolle, po pa kopsht e cerdhe! Kete nuk e ka thene Mourinho por nje llogari fanse e tij ne rrjetin X/Twitter. Kontrolli i burimeve eshte hapi #1 per reportazhe, kjo duket hapur se nuk eshte deklarate e tija, anglishtja nuk perputhet fare midis fjalorit, intonacionit, qe nuk i pershtaten atij.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deda

        Grazie Mourinho !

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fat man

          Kur flet Number One te gjithe duhet te degjojne. Vetem Mourinho nuk di te thurre elozhe dhe te bej qejfin kot, eshte i drejtperdrejte.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Thank you mister.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante più fare chinotto

              Dhe kjo është arritur nen udhëheqjen e partisë dhe qeverisë pas diskutim Lideri global mendon per të gjitha

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beqiri

                I bene qejfin Edit, se Edi dy vite me pare e konsideroje mik te shqiptarve.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DikuQeTaFiku

                  Po mire mer kara kaq zor e keni me verifiku qe Mourinho nuk ka account ne X.Ky eshte nje account i verifikuar po jo i Mourinho.Apo boll te shifni ate blu anash dhe direkt Mourinho. VK.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qorri

                    Për pak desh falenderova Mourinjon,por zhbirilova dhe lajmi s'ishte i vërtetë. Turp për gazetën se gazetari është ndonjë toç..

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Giovani

                      Si gjithmon qe ne antikitet : Fluturim me preshio in bythio

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Respekt

                        Ene po s'qe I vertete, eshte i sajuar bukur. Ke qejf ta lexosh e ta shijosh per zotin! Esjte shkrujt tamam. Pastaj dihet se Mourinjo eshte tashme nje Institucion Nderkombetar.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Godoi

                          Fake news

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trotski

                            Thank you Special ONE for your high considerations for Albanian team

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              A nuk e shikoni qe eshte fan account? Pra nuk eshte llogaria e tij

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje