Si u transferua te Partizani? Jasir Asani zbulon "presionin" e Gaz Demit: Nuk ke ku shkon tjetër

25 Nëntor 2024, 19:27Sport TEMA
Si u transferua te Partizani? Jasir Asani zbulon "presionin" e Gaz

Jasir Asani është kthyer pas në kohë duke folur për momentin që vendosi të transferohej në Superiore.

Në një intervistë të dhënë për podkastin e Skënder Gegës, Soccer Talk Podcast, Asani tregon se si Gazment Demi ia bëri të qartë që e donte te Partizani, duke i hedhur poshtë akordin me Kukësin.

“Kush më ka marrë te Partizani? Personi i parë që më mori ishte Gaz Demi. Kisha rënë dakord me Kukësin, isha nisur me makinë për të firmosur te Kukësi.

Sa isha futur në kufi, më merr Gaz Demi dhe më thotë: “Përvec Partizanit, nuk ke ku shkon tjetër në Shqipëri”. Kisha ardhur disa herë më parë për qejf në Shqipëri, por nuk e kisha menduar se do të luaja këtu. 

Ishte e shkruajtur që të vija te Partizani pasi mu prishën disa mundësi për në Turqi”, është shprehur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani.

Kujtojmë që shpeshherë 29-vjeçari nga Shkupi është shprehur që karrierën dëshiron ta mbyllë te “Demat”. Teksa me këta të fundit numëron 123 ndeshja, ku ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë.

4 Komente

  1. G
    Gostivari

    DJALOSH ARBNOR - FLORI! Pac shëndet dhe e dridhshë me të majtën kur e do më shumë puna e futbollit kombëtar!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pollogasi

      ASANI, mbiemër i përcaktuar nga shkiet. Së paku ti je HASANI, ose mbiemrin e lashtë arbnor. Mbiemri im që flaka ishte HAMITI, tash jam TUSHA: Edhe GJIMSHITI, së paku ta flak¨r trajtën latine të shkinishtes DJ në vend të GJ.

      Përgjigjjuni
      1. r
        roza

        Po e beni kete sikur eshte Ronaldo.Realisht nuk ka vlera per ne kombetare ndeshjet e fundit kan treguar qe ka qene inekzistent ne fushe dhe eshte per te ardhur krq qe ja rrisin vlerat nje lijtari qe nuk i meriton

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gostivari

          MOS të KEQEN ! Pa HASANIN - sulmi i kombëtares plogështi. Një lëvizje e tij, trazon mbrojtjen e kundërshtarit dhe krijohen korridore që bashkëlojtarët të jenë jashta radarit. Është XhEVAHIR.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje