Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën aktuale të ekipit kuqezi dhe mundësinë e një rikthimi të tij, gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.
De Biasi u shpreh se Shqipëria e sotme ka më shumë potencial krahasuar me periudhën kur ai u largua në vitin 2017, duke theksuar se skuadra ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe të rinj që aktivizohen në kampionate të ndryshme.
“Sot Shqipëria nuk është në ato kushte që e lashë unë në 2017-ën, por është një skuadër me perspektiva më të larta, sepse ka shumë lojtarë të mirë që janë pjesë e skuadrave bazë, si dhe të rinj që luajnë jashtë dhe mund të kontribuojnë për ta rritur më tej ekipin,” u shpreh ai.
Sipas tij, kombëtarja ka nevojë për një trajner të aftë, me pasion dhe lidhje të fortë emocionale me ekipin: “Duhet një trajner që e ndien Shqipërinë si gjënë më të madhe që ka në duar dhe di ta menaxhojë atë. Kjo është thelbësore për të ardhmen e skuadrës.”
I pyetur nëse do të rikthehej sërish në krye të pankinës kuqezi, italiani tha se është i gatshëm të rikthehet, ndonëse nuk specfikoi, si trajner apo në një rol tjetër.
“Është një pyetje e vështirë. Ndonjëherë mendoj pse u largova në atë kohë, sepse mund të kisha vazhduar. Sot nuk e di nëse si trajner, por do më pëlqente të rikthehesha dhe të jepja një kontribut për Presidentin, për ta çuar më tej skuadrën tonë”, tha De Biasi.
Në fund, ai komentoi edhe trajnerin aktual, Sylvinho, duke e mbrojtur nga kritikat pas dështimit për kualifikim në Botëror. “Silvinjo nuk është për t’u kritikuar, mundet vetëm të qajë për rezultatin që nuk është arritur. Nuk varej prej tij, pasi kishte zgjedhur skuadrën më të mirë që mendonte në atë moment", tha tekniku italian.
Trajner te veme Ilir Dajen e Dinamos , dhe ti leme kohe te beje nje skuader konkuruese.!!!
Ne asnje menyre. Shkoni dhe shikoni statistikat e ndeshjeve te DeBiazit. Kishte ndeshje qe nuk benim as edhe nje gjuajtje ne porte. Ndeshje ku cdo gjuajtje e kundershtarit ne porten tone perfundonte ne gol. Shikoni deshtimet qe pati pasi la kombetaren tone. Eshte mire qe tu jepet nje shans trainiereve shqiptare. Hasi dhe Daja jane trainiere me eksperience.
As mos te mendohet tranier shqipetar o zot o zot.
Ne asnje menyre trainer shqiptar jo se nuk jane te afte perkundrazi por me postin e trainerit te kombetares je selector dhe te duhet nje vleresim tepr gjakftohte dhe i pavarur i lojtareve .eshte e pamundur per nje trainer shqiptar ti shpetoje presionit te medias ku behen llogje dite e nate sipas parimit :kush po din ma pak po flet ma shume .Sylvinjo beri me te miren e mundshme me lojtaret qe kishte .futbolli eshte edhe fat nganjehere .Suedia u mund dy here nga Kosova u kualifikua .Italia ish kampione bote ngeli ne klase ne mos te hame mut kot se nuk jami fabrike talentesh qe jane atje e sylvinjo s’po i merr .
Po mor zoteri po. Bajramin nuk e pranojne as ne stadium atje tek klubi i tij ne Skoci e Silvinjo e futi startues ne ndeshjen me te rendesishme ndonjehere te kombetares Shqiptare. Deshtimi eshte po aq pergjegjesi e trainierit sa edhe e lojtareve.
Jo ti e ha plot se nuk e shikon i ke syte plasur nje trainer qe luan me lojtar qe jane komplet jashte forme as rezerva ne klubet e tyre dhe lojtaret qe jane ne form nuk i fut ose nuk i grumbullon fare pale kur eshte ne disavantazh heq sulmues fut mbrojtesa dhe per zevendesimet kujtohet pas minutes 85.
Po ju tregoj një histori pa emra për një tranjer të kombëtares Shqiptare. Jetoj në Europë. Në kryeqytetin ku jetoj vjen trajneri dhe më kontakton. I kishin dhënë numrin tim. E ndihmoj për punët e tij(nga federata) Qarkullonin me trolej. Në fund të ditës më thotë - mund të më mbledhësh fatura taksie ? Që tja coj federatës,e të fitoj ndonjë lek !!! E njëjta gjë për ushqimin në restorante,...... Më mirë ndonjë të huaj. Edhe Brazili ka të huaj !!!!!
Trajnerin e kemi shume mire jo se kam ndonje mendim te keq per De Biasin por ketu ata qe bertasin me shume jane gazetaret, komentatoret sportiv dhe trajneret qe enderrojne stolin kuq e zi. I kemi pare se sa aftesi kane dhe nuk kemi kohe per eksperimente. Nuk i vihet faji vetem trajnerit por edhe neglizhences se lojtareve qe nuk dine te shfrytezojne rastet qe ju vijne ne kompeticione kaq te rendesishme dhe i gjithe faji pastaj bie mbi trajnerin.
Trajneri më i mirë ka qënë Panuci.Dy ndeshjet me Spanjën dhe Italinë ishin fantastike. Edhe pse humbëm. Kishte lojë sulmuese. Nuk kthehej topi mbrapa. Fitoi me Turqinë, por u paragjykua dhe nuk e deshën. Po të kishte më shumë dashamirësi dhe kohë do jete rezultate.