Sondazhi i UEFA-s kualifikon Shqipërinë, kuqezinjtë i lënë “targën” Moldavisë

17 Nëntor 2023, 16:18Sport TEMA

Shqipëria do të luajë përballë Moldavisë duke nisur nga ora 18:00.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për Kombëtaren tonë pasi mund të nisë festën e kualifikimit në europian në rast se nuk humbet. Si për Sylvinhon dhe për lojtarët kjo është një “finale”.

Në krahun tjetër kompanitë e basteve, por edhe statistikat kanë nxjerrë kuqezinjtë si favoritë për të fituar këtë ndeshje.


Madje edhe një sondazh i hapur në faqen zyrtare të UEFA-s, Shqipëria është favorite.

Në sondazh është votuar nga tifozë në të gjithë botën dhe Kombëtarja kuqezi udhëheq me 80% të votave. 14% mendojnë se fiton Moldavia, ndërsa për barazim kanë votuar 6%.

Sondazhi i UEFA-s kualifikon Shqipërinë, kuqezinjtë i

Lini një Përgjigje