Shqipëria do të sfidojë Moldavinë për të siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Gjermani 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushën e “Stadionul Zimbru” me misionin për të prerë biletën dhe për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj këtij kundërshtari.
Në 6 duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri. Ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.
Ndeshjet e tjera kanë qenë për eliminatoret e Europianëve. Të pesta të fituara nga kombëtarja shqiptare. Kuqezinjt kanë shënuar 14 gola, ndërkohë që kanë pësuar vetëm dy në një ndeshje të fituar në shifrat 3-2.

Fluturoni, fluturoni por i largoheni tokës e vriteni keq kur rrëzoheni. Kujdes! S’është budall Silvinjo kur thotë “mos u bëni euforikë”.
Sakte, sidoqofte keto jane artikuj gazetaresh qe nuk e kane fare haberin se si luhet futboll. Ajo qe eshte e vertete jane statistikat qe flasin 100% ne favorin tone, por kjo eshte nje gje qe nuk na favorizon kete here, pasi rriten shanset (probabiliteti) per nje rezultat tjeter. Urojme qe kjo te mos ndodhe dhe ne te marrim piket e plota nga kjo ndeshje, sidomos po te konsiderohet qe Moldavia nen presion te madh para publikut te vet dhe qe i duhet fitorja per te shpresuar per kualifikim, do perpiqet qe te sulmoje duke lene hapesira per lojtaret tane qe jane shume te shpejte. Sekreti i ekipit tone eshte mesfusha me lojtare qe kontrollojne ne menyre perfekte topat dhe pasojne sakte tek sulmuesit. Po qe se moldavet do ta bllokojne mesfushen tone, do kene shanse qe te marrin pike.