Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada

13 Tetor 2024, 17:06Sport TEMA

Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli

Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur kritika të forta ndaj presidentit të federatës shqiptare të futbollit Armand Duka për bashkëpunimin me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U-21.

Referuar edhe tifozëve kuqezi mbrëmë në ndeshjen Republikë Çeke-Shqipëri 2-0, Spahiu i mbështet ata në thirrjet e tyre kundër presidentit Duka dhe i kërkon këtij të fundit të paktën organizimin me Kosovën të një kampionati futbolli sikurse Liga MLS, mes SHBA dhe Kanadasë.'Mbështes tifozat kuqezi që i bën thirrje Dukës të ndërpres bashkëpunimin për kampionatin Europian U-21 me Serbinë. Përpara se të bënte kampionat të krijonte ligë kombëtar me Kosovën siç e ka Amerika me Kanadanë. Por nëse na duhet të kemi dy përfaqësuese me Kosovën, të paktën të kemi ligën e kampionatit. Si ka mundësi një komb kaq i vogël me dy liga futbollit?! Duka të heq dorë nga bajraktarizmi. A kemi një festival muzikor? Zëra nga Kosova kanë shkuar në festivalin europian.'

7 Komente

  1. P
    Patriot

    Si gjithmon i sakte! Kreshnik!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Duhet ta beje por ca fiton Duka ne kete mes? Ky eshte halli!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos shihni endrra

        Kur te behet Shqiperia si Amerika, dmth pas luftes se 14-te boterore, mund ta beje kete qe thua ti. Sot per sot jane endrra ne diell

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti

          Patriot ma paske vjedhure emrin por jo kritikat. Ne te sportit kemi 20 vjete qe kerkojme, te pakten ne futbolle, te behet nje like shqiperi- kosove-maqedoni. Apo Kreshua nuk eshte dakort per maqedonine sepse lideri boterore nuk e ka qejfe. Pse nuk e beri propozimin kur kishte post por tani qe nuk e degjon njeri? Ky e kishte mire dhe me presidentin qe ka qene futbolliste? Kazani Meros me sa duket ka marre ca privilegje dhe vazhdone ta reklamoje kete si gjeni. Mero me qe vazhdone te keshe miqesi me kete tipin na jepe nje info se ku punon, shumr lohe u ne ne emigracion pa punuare. Thesi paska qene I madhe.

            1. a
              astrit

              Nuk besoj se eshte e mundur bashkimi i federatave te ketyre vendeve ne nje lige futbollstike per qindra arsye. Sa per shtetin e kosoves e kam fjalen per futbollin kam ndjesine, nga komentet qe lexoj e degjoj nga Kosova ata e ne po i largohemi nga njeri tjetrit. Ndoshta eshte ma mire te respektojme kufite e njeri tjetrit, ndoshta do kemi ma shume repekt per njeri tjetrin.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roberto

                Ik o Kreshnik mos na caj Carin shume me gjithe Kosoven. Jemi shtete te vecanta dhe s'kemi pse te kemi nje ekip apo fillove ti me ato pislleqet e tua te dikurshme?? Do behesh ti prap kryetar i Aleances Kuq e Zi??? Ik bej ndonje koment tjeter dhe mos na hap barkun me budallalleqe te tilla.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje