Superliga, dilema deri në fund

8 Prill 2025, 13:06Sport TEMA
Superliga, dilema deri në fund

Si asnjëherë më parë, enigmat në superligën shqiptare janë të mëdha. Tre javë para fundit janë mësuar vetëm dy nga katër skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion.

Raundi i 33 dhuroi emocione dhe spektakël në fushën e lojës, duke prodhuar katër fitore të skuadrave në garë objektivash dhe një barazim. 12 gola në 5 ndeshje, për një bilanc prej 2.4 realizime në çdo 90 minuta, e ku ajo që e shijoi më shumë ishte Tirana.


Fitorja në derbi, jo vetëm i largoi nga fundi i renditjes, por ngjalli shpresat për mbijetesë në fund të sezonit. Dopieta e Zharmuni e shndërroi francezin në goleadorin e skuadrës, por edhe në garë për Këpucën e Artë të sezonit, me 2 realizime larg Balaj e Lushkja.

Tre pikësh me aromë mbijetese regjistruan edhe Skënderbeu 2-1 në transfertën e Kurbinit ndaj Laçit të vendit të fundit dhe Bylis 1-0 përballë Vllaznisë së vendit të tretë.

Teuta noton në ujëra të turbullta, gjithsesi, falë barazimit 1-1 me Dinamon mbetet vetëm 1 pikë larg zonës së qëndrimit, që mbahet momentalisht nga Skënderbeu e Bylis.

Tre pikë është hendeku mes 5 skuadrave që do diskutojnë mbijetesën, pozicione që nëse kampionati ul tani siparin, Teuta e Laçi do zbrisnin në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana në zonën play-out.


Fitore të rëndësishme shënoi Elbasani, 2-1 ndaj Egnatias për të mbetur 1 pikë larg Partizanit të vendit të katërt dhe hyrë totalisht në garë për raundin tjetër, atë të final-four.

Lini një Përgjigje