Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024.
“Po, jam krenar për lojtarët e mi. Jam i lumtur për vendin, Federatën dhe gjithë tifozët. Kam jetuar për 1.5 vite në Tiranë, kam zbuluar lojtarë të rinj. Njerëzit mund të supozojnë që Italia do të na shënonte 3 gola, Kroacia 4 dhe Spanja 5.
Por kemi bërë punë taktike, kemi patur shumë besim. Kemi sakrifikuar, arritëm të konkurrojmë kundër tri skuadrave kombëtare të mëdha.
Spanja është kombëtare e madhe, ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të shpejtë. Skuadër e gatshme për të fituar, njëra nga favoritet për fitimin e Europianit.
Shorti dhe grupi ishin të vështirë. Nuk jemi mësuar të luajmë në kompeticione të tilla. Shpresoj të jem në drejtimin e kësaj Kombëtareje për 10 vitet e ardhshme.
Kam kaluar shumë netë pa gjumë duke ëndërruar se si duhet të luanim përballë skuadrave të tilla. Arritëm të ishim kundërshtarë dinjitozë, nuk kemi keqardhje. Urime për lojtarët, Shqipëria është krenarë me ne.
Synimi i Shqipërisë është të luajmë në evenimente të tilla, të arrijmë në nivele më të larta duke mësuar e duke u përmirësuar. Kemi synime të qarta, kemi lojtarët e duhur. Na pret një punë e madhe, por kemi materialin e duhur.
Po të ishim në një grup tjetër? Nuk do e ndryshoja eksperiencën e përballjes dhe presionit të të luajturit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Lojtarët e mi dhanë gjithçka kishin, do e mbajnë mend gjithmonë këtë përvojë kaq të vlefshme.
Jam shumë i lumtur, edhe për faktin që askush nuk na dominuar plotësisht. Kam marrë përgjigje shumë të mira, kjo është diçka e artë. Nuk do të kisha ndryshuar asgjë.
Broja dhe Hoxha? Jo, nuk kemi bërë zëvendësime të gabuara. Bëmë atë që duhej, por ishte shumë e vështirë. Spanja ka lojtarë të mrekullueshëm. Ishim përgatitur për kundërsulme, organizim dhe tranzicione të duhura. Kështu u kualifikuam në Europian.
Dua të falënderoj gjithë tifozët, të cilët na kanë përkrahur pavarësisht rezultateve, në çdo ndeshje. Jemi përkrahur nga të gjithë, edhe nga të rinj 15, 16 apo 17-vjeçarë, të cilët nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë duke luajtur në Europian. Ishte një përvojë e artë.
Ndjesia e ballafaqimit me tifozët? Përkrahës të skajshëm, i shoh edhe në Tiranë ku jetoj e punoj. E shoh vlerësimin e njerëzve ndaj punës që kemi bërë. Jemi të gjithë të lumtur për atë që kemi arritur”.
Kombëtarja Shqiptare e futbollit duhet të kapërcejë dy vështirësi Trajneri duhet të bashkërendojë lojën e tyre- si lojë skuadër kolektive.Në këtë drejtim kishte shumë për të dëshiruar. E dyta: Skuadra Shqptare luajti me frikën, që paraqesin skuadrat e mëdha. Pa fituar mbi frikën skuadra jonë nuk mund të fitojë! Në ndeshjen me Italinë dhe pjesën e parë me Spanjën lojtarët shqiptarë ishin të trembur, të pasigurtë e të paqartë në lojën e tyre. Ata nuk mundën ta mposhtnin frikën, se kishi frikë,që do të rriheshin thellë edhe nga Italia edhe nga Spanja. Në ndeshjen me Croacinë ju kaloi disi frika dhe luajtën më mirë dhe, rezultati erdhi më i mirë 2-2. Frika do të kalojë me koohë. Atë do ta kalojnë vetë lojtarët me skuadrat ku luajnë. Ata gjithnjë e kë shumë po luajnë me skuadra të njohura dhe, po mësohen të imponohen. Por kjo do të vijë dal-ngadalë e me kohë. Në eleminatoret e Botërorit 2026 Kombëtarja e Shqipërisë ka shansin ta tregojë veten, se do jetë më e pjekur dhe më e sigurtë.
Shqiperia ka dhe kishte mjafte lojtare. Por ata ende nuk besojne mjaftueshem ne fitoret e Shqiperise. Duka duhet te shkarkohet. Ky eliminim ishte faji i Dukes dhe trajnerit. Duame pergjegjesi!
Respekte e mirnjohje pa fund per trainerin Silvinjo dhe per te gjithe lojtaret e ekipit kombetar. Krenar per ta.
Ky loqja nuk pranon asnje gabim...o Silva nuk lihet Broja ne stol o trajner qe kerkon te besh interesantin
Or Berlin,faji Trajnerit?NQS ka nje njeri qe po na ngre lart eshte ky Trajner,dhe jo ato para ketij,si Reja apo Panuci,qe vetem sa shtynin ditet ketu.Kur ky nuk morì Uzunin(20 bdeshje me Kombetaren 2 gola),ju nuk late fjale pa thene:Perfundmi,Fituam Arber Hoxhen nje Talent.Po ky Trajner futi Berishen e ri,njecTalent.Do vije tani dhe Hasa nga Juventusi,Asllani eshte bere Tamam Lojtar tani,Mbrojtja percec Hysajt eshte Mire.Ku ka pase Shqipnia new njehere nje Trajner si ky ,Cilin?Hafizin,Phhhh.Leten te qete Trajnerin,gjysma e lojtareve tane jane Rezerva ne ekipet e tyre,dhe gjysma vnin nga Demtimet.Forca Sylvnio,na dergo ne Boteror tani.
Or Berlin,faji Trajnerit?NQS ka nje njeri qe po na ngre lart eshte ky Trajner,dhe jo ato para ketij,si Reja apo Panuci,qe vetem sa shtynin ditet ketu.Kur ky nuk morì Uzunin(20 bdeshje me Kombetaren 2 gola),ju nuk late fjale pa thene:Perfundmi,Fituam Arber Hoxhen nje Talent.Po ky Trajner futi Berishen e ri,njecTalent.Do vije tani dhe Hasa nga Juventusi,Asllani eshte bere Tamam Lojtar tani,Mbrojtja percec Hysajt eshte Mire.Ku ka pase Shqipnia new njehere nje Trajner si ky ,Cilin?Hafizin,Phhhh.Leten te qete Trajnerin,gjysma e lojtareve tane jane Rezerva ne ekipet e tyre,dhe gjysma vnin nga Demtimet.Forca Sylvnio,na dergo ne Boteror tani.
me kete performance te tregoi ekipi kete rradhe, nuk ma do mendja se to te lene te ikesh
10 vjet ti : edhe gjith jeten me armandin ne federat ; me ja bo mender mutin sportit dhe futbollit , ti je ngels ne klas si trajner ne kte europin , mandi ka qen ngels esht dhe do jet gjithmon , panvarsisht se esht i vetmi mbret ne kte vend qe nuk pjerdh per kerken as shtetin as shqiptaret .