“Taktika e gabuar dhe rastet e humbura na ndëshkuan” – Altin Sulçe analizon humbjen ndaj Polonisë për median polake “Sport 3”

28 Mars 2026, 23:00Sport TEMA

“Taktika e gabuar dhe rastet e humbura na ndëshkuan” –


Gazetari shqiptar A2 CNN Altin Sulçe, në një intervistë për median polake “Sport 3”, ka komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Polonisë, duke theksuar se rezultati erdhi si pasojë e taktikës së gabuar dhe mosshfrytëzimit të rasteve.

Sipas tij, përballja ishte parashikuar e vështirë që para nisjes, duke parë nivelin e kundërshtarit dhe faktin që ndeshja u zhvillua në transfertë, përpara një publiku të madh vendas. Megjithatë, ai kritikoi qasjen e trajnerit Sylvinho, duke e cilësuar si tepër mbrojtëse.

Intervistë me Altin Sulçe, gazetar i televizionit shqiptar A2 CNN

Zhgënjim? – E dinim para ndeshjes që do të ishte një takim shumë i vështirë. Polonia është një komb me histori të madhe futbolli dhe një kundërshtar i fortë. Luajtëm në fushën e tyre, përpara dhjetëra mijëra tifozëve, por si në futboll, shpresa ekziston gjithmonë. Sipas mendimit tim, nuk ishte një taktikë e mirë nga trajneri Sylvinho. Ai zgjodhi një taktikë mbrojtëse, duke u tërhequr dhe duke u përpjekur të kontrollojë gjithçka, por në futboll kjo është e pamundur për 90 minuta.

Pse?
– Formacioni që ai vendosi nuk ishte në një ditë të mirë. Mund të ketë kritika për lojtarët që zbritën në fushë. Portieri Thomas Strakosha bëri një gabim te goli i parë dhe kjo kushtoi shumë.

A mund të thuhet se për humbjen 1:2 mund të fajësohet Nedim Bajrami për rastin e humbur në fillim të pjesës së dytë, kur ishit në avantazh?
– Kështu është futbolli: nëse nuk shënon, nëse nuk shfrytëzon rastet e mira, kjo të kthehet kundër. Dhe fatkeqësisht kështu ndodhi për ne. Një rast të mirë nuk e pati vetëm Bajrami, por edhe Stavro Pilo.

– Unë prisja të luanin edhe lojtarë të tjerë, si Anis Mehmeti që luan në Angli apo Ernest Muçi, i talentuar dhe në formë të mirë. Por Sylvinho preferon një taktikë mbrojtëse. Ky është problem kur përballesh me kundërshtarë të fortë si Polonia, e cila ka shumë lojtarë cilësorë dhe luan një futboll fizik.

A do ta mbajë Sylvinho postin si trajner i kombëtares, ku është që nga viti 2023?
– Ka shumë pikëpyetje. Do të shohim si do të zhvillohen gjërat. Federata jonë thotë se kontrata e tij vazhdon (është firmosur deri në korrik 2026). Pas humbjes me Poloninë është e vështirë të thuhet çfarë do të ndodhë. Shumë mendojnë se kemi lojtarë të mirë, që luajnë në klube të mira, si Muçi te Trabzonspori (këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asistime), por ndaj jush luajti vetëm disa minuta. Kemi lojtarë të talentuar dhe kreativë, por filozofia e trajnerit është “catenaccio”, një shkollë e vjetër mbrojtëse. Në futbollin modern nuk mund të luash me një sistem ku ke pesë mbrojtës para portierit dhe pesë të tjerë përpara tyre për të mbrojtur. Nuk është sistem modern, siç u pa edhe në ndeshjen në Poloni.

Në finale të martën do të luajmë me Suedinë. Kush është favoriti sipas jush?
– Polonia. Është një skuadër e fortë që arriti të shënojë dy herë kundër nesh, ndërsa siç dihet, ne nuk pësojmë shumë gola.

Në eliminatoret e Botërorit keni pësuar vetëm 5 gola në grup me Anglinë dhe Serbinë, 4 prej tyre nga Anglia.
– Pikërisht. Është e vështirë të na shënosh, por Polonia në një moment të vështirë për ta arriti ta bëjë këtë dy herë. Suedia është gjithashtu një kundërshtar i fortë, por Polonia ka lojtarë cilësorë si Zieliński dhe mbi të gjitha Lewandowski, i cili motivon të rinjtë dhe është një lider i vërtetë.

Pyetja e fundit: Shqipëria nuk është në finale, por Kosova po, pasi mundi Sllovakinë dhe do të përballet me Turqinë në Prishtinë. Si janë marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë?
– Praktikisht jemi një vend i vetëm, të ndarë vetëm për arsye politike.

“Taktika e gabuar dhe rastet e humbura na ndëshkuan” –

9 Komente

  1. A
    AS

    Si gjithmone, trajneri eshte fajtori. Autori i ve fajin trajnerit per taktiken e lojes, por thote qe humbem rastet. 1. Lojtaret e Polonise jane shume me te mire se tonet: jane nder lojtaret kryesore nder ekipet me te mira te Europes, qe paguhen shume me mire se tanet. 2. Ndeshja ishte ne Poloni. - - - Autori fajeson trajnerin per taktikat mbrojtese Autori fajeson trajnerin per lojtaret e aktivizuar, por Autori thote qe ne patem rastet tona dhe po te kishim shenuar, loja do kishte ndryshuar. Per mua, ky konkluzion shfajeson trajnerin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Po lere more kete Sulcen te haje M*tin e radhes bashke me te tjeret. Specialistet e leshit fajesojne trajnerin dhe nuk thone asgje per dy shance te pastra fare apo gabimet e Strakoshes. Vari trapin.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Lexojeni edhe nje here intervisten dhe do e shikoni se i ka permendur edhe ato per te cilat flisni ju te dy me siper. Per mua ekipi une kontrolloi pjesen e pare me shume sukses, por ne te dyten u mbyll ne gjysem fushen tone. Ky ishte gabimi i Silvignos. Ne sport humbja ose fitorja eshte pergjegjesi apo merite e trainerit per skemat qe perdor dhe e lojtareve kur gabojne. Kete ka thene edhe zoteria gazetar.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muci, prozator

        Ej cfare e ka gjete kete komb me keto analista idiotesh, e para duhet pergezuar ekipi qe pati nderin te shkonte deri ne play-off me keto futbolliste ordinere qe ka kombetarja, Persakohe qe Uzuni dhe Broja kane nje vend ne kombetare kjo tregon se ne cfare niveli eshte kombetarja e Shqiperise pa dashur te hy ne nje analize te thelle per seicilin lojtar ndersa disa lojtare te Polonise jane titullare ne ekipet respektive. Vete Polonia nuk eshte ne ditet e saj me te lavdishme por shume here me mire se ordineret e Shqiperise

        Përgjigjjuni
      3. a
        astriti

        bravo sulce,nuk na zhgenjeve kesaj rradhe ,sidomos per kosoven .ne jemi nje ,e nese sjemi ne me ata jemi prape ne .kjo eshte shqiperia ku dhe krahine e saj kosova ben cudira .

        Përgjigjjuni
        1. 1
          17 nentori.

          Ky eshte thjesht nje medioker. Budallalleku,rrugaclleku dhe pislleku jane problemet me madhore qe kemi.Ky eshte ambienti ku lulezojne te ashtuquajturit moderators dhe analist si Ky.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paco

            Nuk mund te kritikoash sulmusin kur mbrotesit nuk lozin mire mbrojtesit dhe traineri e dine qe levendoski duhet te ishte me lojtar mbrapa duhet te zvendesohen disa lojtare ka shume lojtare te mire qe su keni dhene shance fai mbrojtia dhe portieri pregatitie per ervropian me president te ri te futbollit shqiptar behuni te forte dhe te respektushem.

            Përgjigjjuni
            1. P
              POLLOGU ARBNOR

              IA KAJËM NANËN SHKIVE. KY ËSHTË KRYESUKSESI. LUAJTËM MË MIRË SE POLAKËT. TË LUASH MA MIRË, JE MË i MIR¨RË DHE NUKFITON, SA e SA HERË NDODH KUDO E KURDO. SHQIpËRI, ZEMRA e MADHE e DARDANISË SHQIPTARE, JEMI në BOTËROR, 31 MARS 2026.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Po nese ai djali s'do ia kishte futur per hatlla me porten bosh do kishte shkuar 2-0 nashi do flisnim ndryshe .Ne fund te dites futboll eshte edhe sikur te fitojme kupen e botes hallet tona mbeten po ato .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje